United Hospital

“Hysaj në Juventus, Real ose PSG”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mario Giuffredi, agjent i Elseid Hysajt ka thënë se mbrojtësi shqiptar është kampion dhe do të mund të luante edhe në Juventus, Real Madrid ose PSG.

Në rast se Napoli këtë sezon nuk e fiton titullin e Serie A, atëherë Elseid Hysaj mund të largohet nga skuadra italiane.

Agjenti i tij, Mario Giuffredi insiston se Hysaj do të ishte shumë i rëndësishëm edhe në skuadra të mëdha si Juventus, Real Madrid apo PSG.

“Hysaj është kampion dhe do të luante rol të rëndësishëm edhe në Juventus, Real Madrid ose PSG e jo vetëm në Napoli”, tha Giuffredi për TMW Radio.

UBT

“Ai vendosi të qëndronte në Napoli sepse beson në projektin e Sarrit dhe së bashku me trajnerin besojnë se këtë vit do ta fitojnë Scudetton”.

“Hysaj dëshironte të vazhdonte projektin që kanë nisur, por në rast se nuk e fitojnë titullin, atëherë do të shihni se çfarë do të ndodh në qershor”, tha ai në fund.

Për Hysajn interesim kanë shprehur disa prej skuadrave më të mëdha evropiane.

(Kosova Sot)