Pritet rikthimi i Celinës dhe dy futbollistëve tjerë në Përfaqësuesen A të Kosovës
Mesfushori me aftësi sulmuese, Bersant Celina pritet që të rikthehet në Përfaqësuesen A të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti i Manchester Cityt i huazuar te ekipi i Ipswich Town, pritet që të jetë në listën e Albert Bunjakit për ndeshjet e fundit në eliminatoret e Kupës së Botës.
Përveç Celinës, gjasa të rikthehen në ekip kanë edhe dy futbollistë tjerë si Fidan Aliti dhe Alban Pnishi. Lajmin e ka konfirmuar vet Albert Bunjaki për IndeksOnline.
Përfaqësuesja e Kosovës, do t’i zhvilloj dy ndeshjet e mbetura për eliminatore kundër Ukrainës në Shkodër dhe si mysafirë i Islandës./IndeksOnline/


