Shpërblehet Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri ka zënë vend në formacionin e javës në Premierligë.
“Goal.com” ka publikuar formacionin e javës në Premierligës, pas përfundimit të xhiros së pestë, transmeton Gazeta Express.
Në 11’shen më të mirë ka hyrë edhe shqiptari, Xherdan Shaqiri.
Ai shënoi gol të bukur në humbjen 2:1 të Stoke City ndaj Newcastle United.
Në 11’shen më të mirë sipas “Goal”, dominon Manchester City e Manchester United, me katër lojtarë, respektivisht tre. /Gazeta Express/


