Fundamenti

Boksieri Erdonis Maliqi në kampionatin Evropian në Bullgari

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Talenti i madh në mes litarëve të ringut, Erdonis Maliqi, nesër së bashku me trajnerin e tij Nazim Halili do të udhetojnë në shtetin e Bullgarisë, ku do të mbahet kampionati Evropian për të rinjë në boks.

Qyteti i Bullgarisë, Albena do të jetë nikoqire e këtij Kampionati Evropian duke shpresuar se për boksierin Gjilanas do të jetë fatlum.

Maliqi edhe në kampionatin e kaluar i cili ishte mbajtur në Hungari kishte marr pjesë, ishte renditur në pozitën e 5-të, në këtë kampionat Maliqi kishte bërë befasi të dorës së parë duke e mposhtur boksierin nga Lituania i cili ishte njëherit edhe nën kampion i Evropës.

Boksieri Gjilanas, Erdonis Maliqi para shkuarjes ishte mjaft optimist.
“Jam përgatitur mjaft mirë duke e falënderuar trajnerin tim, Nazim Halili i cili ka bërë gjithçka që të jem sa më i përgatitur për këtë sfidë evropiane shpresoj së paku do të kthehem me një medalje të fituar”.

Eco Higjiena

Trajneri Nazim Halili shpreson se për dallim nga kampionati i kaluar kësaj radhe nuk do të kthehen pa medalje.

“Erdonisi është përgatitur mjaft mirë tani e një kohë të gjatë kemi punuar nga dy herë në ditë, do të jetë një konkurrencë jashtëzakonisht e madhe por un besoj në aftësitë e Erdonisit, qytetin e Gjilanit dhe Kosovën do ta nderojmë me një medalje”.

Siç bëhet e ditur nga organizatorët e këtij Kampionati Evropian, ky do të jetë kampionati më i madh dhe më i forti që është organizuar ndonjë herë./rajonipress/