Eko Higjiena

Gjilani shpëton një pikë në ballafaqim me Vëllaznin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ndeshja e fundit e javës së IV në mes Gjilanit dhe Vëllaznisë së Gjakovës, ka përfunduar pa fitues duke ndar pikët me rezultat 1-1.

Anëtari i ri i Superligës së Kosovës, Vëllaznimi gjatë 90 minutave u paraqit skuadër mjaft solide duke ju shkaktuar kokëçarje futbollistëve të Gjilanit.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit edhe pse për gjatë tërë lojës patën iniciativë nuk krijuan raste shënimi, ndërsa ata mysafirë me mbrojtje të ngjeshur dhe me kundërsulme kërkuan gjatë 90 minutave ti befasojnë vendasit.

Gjilanasit shumë lehtë kanë mundur të shënojnë në minutën e 15-të, por Betim Haxhimusa nga 16 metra në vend të përfundon topin në rrjetën e portierit Altik Muhaxheri godet horizontalen.

United Hospital

Mysafirët të vetmin rast gjatë 90 minutave e konkretizojnë me shënim, në minutën e 34-të, kur rezervisti Nikson Memaj harkon bukur e gjen Samir Zenelin i cili nuk e patë të vështirë ta tund rrjetën e portierit Donat Kaciut.

Kur të gjithë menduan se tri pikët do të shkojnë në Gjakovë kështu nuk mendon mesfushori Filonit Shaqiri, pas një tollovie të krijuar gjen rrjetën e Muhaxherit duke shpëtuar një pikë.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina deklaroi. “Ky është futbolli nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, i përgëzoj futbollistët e mi për angazhim por në ndeshjet e ardhshme duhet të kemi kujdes më tepër”./rajonipress/