Mobi Casa

Boksieri Violant Sylejmani në turneun e madh në Sarajevë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Boksieri nga Gjilani, Violant Sylejmani, është në fazën më të madhe të përgatitjeve për turneun e madh të boksit i cili do të mbahet në Sarajevë të Bosnja e Hercegovinës me 22, 23 e 24 shtatorë.

Boksieri Sylejmani i cili konsiderohet boksieri më i mirë për momentin në boksin e Kosovës, edhe më herët kishte marrë pjesë në këtë turne të madh evropian të boksit.
“Në vitin 2015 isha pjesë e këtij të turneu, ishte një turne jashtëzakonisht i fort ndërsa isha stolisur me medalje të artë, në finale kisha mposhtur me ndërprerje boksierin nga Serbia në raundin e dytë ndërsa nga juria profesionale isha i përzgjedhur si tekniku me i mirë, çka ishte një sukses i jashtëzakonshëm duke ditur numrin dhe kualitetin e boksierëve të këtij turneu”.

FIDANISHTJA

Sylejmani në vitin e kaluar nuk kishte marr pjesë për shkak kualifikimeve për olimpiadën Rio 2016, ndërsa këtë vit synon të përsërisë suksesin e para dy vitesh.
“Sipas informatave të cilat i posedojmë do të jetë njëri ndër turnirët më të forta që është organizuar gjerë më tani, kam bërë të gjitha përgatitjet te jem sa më i gatshëm të ngadhënjej në këtë turne, por jam i vetëdijshëm se do të ketë boksier me renome evropiane por duke ditur përgatitjet të cilat i kam bërë dhe jam ende në vlugun më të madh të tyre nuk dyshoj në suksesin tim”.

Boksieri Violant Sylejmani ka ditur të na gëzoj me sukseset e tija edhe në kampionate e turnire të ndryshme edhe më herët, andaj me të drejt shpresojmë se edhe kësaj radhe do ti gëzohemi suksesit të boksierit Sylejmani nga kryeqyteti i Bosnja Hercegovinës, Sarajeva./rajonipress/