Eko Higjiena

Vllaznia mposht kampionin aktual Trepçën’89

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Vllaznia e Pozheranit ka bërë befasinë më të madhe në javën e 4-të, duke e mposhtur kampionin aktual Trepçën ’89 me rezultat 2-1.

Kjo është fitorja e parë pas katër javëve dhe është fitore historike për anëtarin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Në praninë e 600 shikuesve rastin e parë e krijuan mysafirët, në minutën e 18-të, kur Florent Hasani gjuan nga 17 metra por portieri Bajrami eviton më të keqën.

Goli i parë historik për skuadrën e Vllaznisë arrin në minutën e 27-të, së pari Alban Rexhepi pason topin gjerë te Almedin Murati e ky nuk e patë vështir ta shtyn topin drejt rrjetës së portierit Bledar Hajdinit.

FIDANISHTJA

Mysafirët në minutën e 43-të, nga goditja e lirë nga distanca 18 metra, Rron Broja me gjuajtje të saktë gjen këndin e poshtëm të portierit të Vllaznisë, Jasir Bajramit duke barazuar në 1-1.

Në minutat shtesë në atë 49-të, ashtu kishte parapa arbitri, Genc Nuza nga Prishtina, arrin momenti vendimtar i këtij ballafaqimi Festim Alidema i cili hyn në vend të Muratit të lënduar me lehtësi gjuan nga 7 metra duke i sjellë skuadrës së tij fitoren e parë historike, këtë gol të pranishmit e përshëndetën me duartrokitje të gjata pasiqë këtij futbollisti familjarët ju kishin ndërruar jetë muaj më parë në një ndeshje komunikacioni.

Trajneri i Vllaznisë Bekim Isufi pas ndeshjes deklaroi :”Jam shumë i lumtur me këtë fitore do të kthemi besimin në skuadër, por jam edhe shumë i lumtur me shënimin e Alidemës”.

Në ndeshjen e javës së 5-të, skuadra e Vllaznisë do të jetë udhëtuese ku do të takohet me Prishtinën. /sylejman ismajli/rajonipress/