Drita vazhdon me zhgënjim, pëson edhe në Prizren
Prizren – Skuadra e Dritës me gjithë 11 përforcimet e bëra nuk arriti të mposht Lirinë në Prizren, ajo pëson humbje me rezultat 2-0 duke i zhgënjyer tifozët e saj “Intelektualet”.
Tifozët ditë më parë ju kishin paralajmëruar futbollistëve se këtë ndeshje duhet fituar, në qoftëse është edhe nevoja me gjak duke kërkuar tri pikë nga ky ballafaqim.
Futbollistët e Lirisë arrin epërsinë në minutën e 12-të, pas gabimit të mbrojtësit Musa, Qëndrim Gashi sjell gëzim në stadiumin “Përparim Thaqi”, duke shënuar nga afërsia.
Atë çka nuk e shfrytëzon në minutën e 33-të, Artur Magan dy minuta më vonë pas goditjes nga këndi në shtyllën e dytë me kokë shënon epërsinë në 2-0.
Futbollistët e Dritës rastin e parë e krijuan në minutën e 61-të, kur Xhevdet Shabani i vetëm gjuan por topi përfundon jashtë portës së portierit Blakaj.
Në minutat shtesë në atë 93-të, Kastriot Rexhës golin ia mohon horizontalja e portës së Lirisë.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Zuzaku i zhgënjyer me këtë humbje ka deklaruar.
“Morëm gola shumë të lehtë dhe patjetër humbja ishte e pa evituar, megjithëse ne po kemi lojën në dorë rastet nuk po i konkretizojmë ndërsa unë nesër do të bisedoj me kryesin e klubit për pozitën time”.
Në ndeshjen e javës së 5-të, skuadra e Dritës do të jetë nikoqire e skuadrës nga Skenderaj, Drenicën./rajonipress/


