AKV “Gjilani” merr vendin e parë në Sandanski të Bullgarisë
Gjilan – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, nga qyteti i Gjilanit, është fitues i vendit të -I-rë, në Festivalin e të rinjve Ballkanik “SANDANSKI 2017″ në Bullgari.
Ne këtë festival ndërkombëtar Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI” është paraqitur me këngë e valle tradicionale shqiptare.
Festivali i të rinjve Ballkanik i cili mbahet në Sandanski – Bullgari, është një festival multi kulturor ku marrin pjesë shumë grupe të gjitha zhanreve të muzikës dhe valëzimit, në kategorinë e tradicionales Ansambli ynë zuri vendin e parë në këtë garë, ku pjesëmarrës ishin të gjitha shtetet Ballkanike.
Me angazhimin maksimal të anëtarëve të këtij Ansambli dhe me punën e palodhshme të stafit udhëheqës, me mbështetjen e koreografes Arta Paspali, arritëm që të triumfojmë sikur edhe në shumë festivale dhe evenimente tjera thotë Nehat Ferati kryetar i ansmblit.
Këto ngjarje kulturore janë të mirëseardhura për rinin tonë, në veçanti, por dhe rinin e gjithë Ballkanin në përgjithësi, sepse bëjnë që të rinjtë tanë të shoqërohen me moshataret e tyre, të njoftohen me kulturat e ndryshme në Ballkan dhe më gjerë.
Vlen të theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit “GJILANI” në këtë festival është mbështetur pjesërisht nga zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe i falënderohemi me këtë rast, njëkohësisht i bëjmë thirrje institucioneve që të shtohet vëmendja dhe mbështetja e Ansamblit “GJILANI”, por dhe kulturës në përgjithësi, sepse vullneti i të rinjve po zbehet për t`i ruajtur dhe kultivuar vlerat tona kulturore.
Ky aktivitet është realizuar me punë të palodhshme nga Këshilli Artistik ka shkruar kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, Nehat Ferati./rajonipress/


