Eko Higjiena

Derisa t`na trandë puhia

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Sabit Rrustemi

Prania e djeshme
sonte dritëson mungesën tënde
e dashur
Puthjet shqyejnë ajrin
për të pushuar mes buzëve
ditën e nesërme
Në stinën e vjeshtës
zhvishemi prej rrobave të gjelbërta
n’ asht e lëkurë mbesim
Nëpër të çara të thella toke
Shtresimeve të vetmisë strukemi
Derisa t’na trandë puhia

Hidromorava

( 10 shtator 2017 )