Mobi Casa

Fëmijët janë të mëdhenj

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Poezi nga Avdush Canaj

Fëmijët janë të mëdhenj,
sa herë duan i prekin retë!
Diellin e zbresin në dritare
veshur me xhaketë!

Të mëdhënj janë fëmijët,
buzëqeshja e tyre e mund erën!
Në pentagram të lumturisë
pëllumbave ia hapin derën!

Në shpinë të ditës katrithen,
ngadalsojnë akrepat e orës!
Djersët ia fshijnë lojës puhishëm
me pëllëmbë të dorës!

FIDANISHTJA

Ato duar prej rrezësh
vend s`i lënë mërisë!
Për nënat mbjellin lule
me aromë të dashurisë!

Janë të mëdhenj fëmijët,
thotë ëndrra e barit me vesë,
puthje e përqafime
shpërndajnë në çdo adresë!

11 mars 217