ARKATANA

Vrasje në Viti, grabitje në Zhegër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Dje rreth orës 19:00 nga QKMF Viti policia është njoftuar për një person i cili ishte qëlluar me armë zjarri. Njësitet policore ju kanë përgjigj rastit, ngjarja kishte ndodhë afër fshatit Buzovik. Viktima është rreth 19 vjeqarë. Pas hetimit fillestarë, janë arrestuar 2 persona që dyshohet se kishin krye vrasjen. Në vend ngjarje ka dalë edhe prokurori dhe të dyshimtit janë ndalë për 48 orë. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion njoftoj nënkolonel Shaban Azizi.

Kurse sot rreth orë 04:00 në Zhegër në një pikë shitje të karburantit ka ndodhe një grabitje e armatosur ku punëtori i pompës është sulmuar nga persona të armatosur dhe me maska ku janë marrë një sasi i parave dhe cigare.

Uji Dea

Viktima ka marrë lëndime të lehta nga sulmi. Të dyshimtit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Rasti do të hetohet nga Hetimet rajonale pasi për momentin nuk ka të arrestuar dhe nuk dihen të dyshimtit njoftoj nënkolonel Shaban Azizi./rajonipress/