Fundamenti

Kuvendi sot voton për qeverinë Haradinaj

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancën e jashtëzakonshme me të vetmën pikë rend dite, zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka mandatuar Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për formimin e Qeverisë.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka mandatuar Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për formimin e Qeverisë.

Seanca do të nisë punimet pasdite në ora 16:00.

Vendimi për seancë të jashtëzakonshme është marrë dje në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit, e kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Eco Higjiena

Veseli është zgjedhur në krye të legjislativit në seancën e 7 shtatorit, pas shtyrjes disamujore të konstituimit të Kuvendit, si rezultat i mungesës së koordinimit të partive politike.

Ndërsa Ramush Haradinaj pritet që sot të prezantojë ekipin e tij qeverisës para Kuvendit të Kosovës, pasi është mandatuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Por, partneri qeverisës nga radhët e komuniteteve, gjegjësisht Lista Serbe do të udhëtojë sot në mëngjes për në Beograd për udhëzimet e fundit rreth pjesëmarrjes në ekzekutivin kosovar./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.