ARKATANA

Sejdiu: Beogradi po përcakton agjendën e Republikës së Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë se të shtunën mund të kërkohet shtyreje të seancës së Kuvendit, e cila është thirrur të votohet qeveria.

Ai këtë e lidhë me shkuarjen e Listës Serbe në Beograd për tu konsultuar me politikanët serbë, para vendimit për votimin e Qeverisë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Edhe Hoxhaj mund të dalë e të kërkojë pauzë pasi që është mësuar ta bëjë këtë disa herë”.

“Këta nesër do të qëndrojnë në Beograd për të marrë bekimin e Vuçiq dhe Gjuriq që të jenë në kuvend dhe të votojnë Haradinaj për kryeminsitër”, ka thënë Sejdiu në Ora e Fundit.

“Është për të ardhur keq që agjendën po e përcakton Lista Serbe, pasi që ekzisotn PAN që dëshiron të mos e kuptojë se vota popullore nuk është tek ta”.

“Takimi në Beograd me qeverinë serbe është në orën 13:00 konferencë kanë thirrur për në orën 14:00, kurse te ne seanca është thirru për orën 16:00, kështu që duket shumë e vështirë se deputetët e Listës Serbe do të mund të arrijnë në kohë”,

“Agjenda e Beogradit po e përcakton agjendën e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Sejdiu.

Uji Dea

Ai ka thënë se seanca për votimin e qeverisë do të thirret në bazë të tekeve të Beogradit.

“PAN ia ka hapur dyert gjerë e gjatë Listës Serbe që të kontrollojë gjithçka në Kosovë”, ka shtuar ai.

Sejdiu ka thënë se vota për Haradinajn kryeministër i Kosovës, nënkupton krijimin e “Zajednicës”.

Prandaj ai është shprehur se është kundër zgjedhjes së tij në krye të eksekutivit, njofton Klan Kosova.

“Shpresoj që nuk do të votohet. Kosovës nuk i duhet varësi prej Serbisë”.

“Çdo vendim i kësaj qeverie do të varej nga Lista Serbe. Kjo qeveri po formohet më bekimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka thënë Sejdiu në Ora e Fundit.

Ai ka theksuar më tej se Lista Serbe e ka të pamundur që të vijë në Kosovë nga Beogradi në kohën kur është thirrur seanca. Ai shprehet kështu se edhe mund të ketë shtyerje të kësaj seance. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.