Eko Higjiena

Rigon Ibrahimi talent i madh i futbollit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në radhët e juniorëve të Dritës së Gjilanit, janë disa futbollist me talent të jashtëzakonshëm, njëri ndër ta i padiskutueshëm është mbrojtësi i majtë, Rigon Ibrahimi, i cili me lojërat e tija në fushën e blertë të futbollit çdo ditë e më tepër po i mahnit njohësit e futbollit.

17-të vjeqari Ibrahimi tani e 7 vite asnjëherë nuk ju ka nda topit “magjik” të futbollit, ndërsa gjerë sa ishte në kategorinë e Kadetëve ishte edhe kapiten i skuadrës.

“Loja e futbollit është gjithçka për mua, jam i dashuruar në këtë lojë dhe çdo ditë kërkoj të përparoj më tepër, një ndihmës në përparimin tim në fushë me të madhe po e jep edhe trajneri Shefket Sërmaxhaj, i cili me këshillat e tij po me jep vetëbesim edhe më të madh gjatë karrierës sime”, shprehet futbollisti Rigon Ibrahimi.

Uji Dea

Talenti Rigon Ibrahimi i cili luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, e karakterizon shpejtësia të cilën e posedon dhe gjuajtjet e tija janë tejet precize.
“Edhe pse roli im është mbrojtës i majtë shumë herë gjendem në zonën e kundërshtarit, ndërsa specialiteti im janë gjuajtjet e lira ku në të shumtën e rasteve i mposhti portierët edhe nga 30 metra”, thekson Ibrahimi.

Mbrojtësi i majtë, Ibrahimi i cili është 1.85 cm i gjatë shumë shpejt pritet t`i bashkëngjitet Përfaqësueses së Kosovës U17.
“Unë po jap më të mirën, idoli im është futbollisti i madh Roberto Carlos ku në të shumtën e rasteve edhe e imitoj, dhe një ditë dëshira ime është të shkoj gjurmëve të tij shpresoj se shumë shpejt do të marrë ftesën në Përfaqësuesen e Kosovës U17 dhe të përmbushi një ëndërr në fillim të karrierës”, ka bërë të ditur Ibrahimi.

Është një fat i madh që futbollit të Kosovës po i lind një talent me përmasa të mëdha futbollistike dhe kurrsesi nuk guxojmë t`i anashkalojmë këta talent, këta duhet përkrahur pasiqë janë ardhmëri e futbollit Kosovar./sylejman ismajli/rajonipress/