KKVITI

Drejtësisë i duhet një fshesë e fortë

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Prokurorial, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, deklaroi se nuk është i kënaqur me punën e gjykatave. Sipas Lumezit, e vetmja formë për t’i ndryshuar këto vendime janë dorëzimi i ankesave nga prokurorët. Kryeprokurori i Shtetit theksoi se ka numër të vogël të ankesave që dorëzohen nga prokurorët ndaj vendimeve të gjykatave. Pse prokuroret hezitojnë që të bëjnë ankesa ndaj vendimeve të gjykatave!? Kryeprokurori po ashtu theksoi se brenda Prokurorisë Speciale ka hezitim për arreste dhe numër tepër të vogël të urdhërarresteve ndaj të pandehurve.

NËNTOKA DHE OLIGARKIA DIRIGJOJNË SISTEMIN

“Ndryshimet duhet të jenë në politikë dhe në KGJK e KPK , duke i ndërruar dhe duke e bërë freskimin e Prokurorisë dhe të gjykatave me kuadro të reja, të përgatitura dhe që e respektojnë ligjin. Ndryshimi i tillë bën stabilizimin e sistemit juridik”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” Profesori universitar, Muhamet Kelmendi
Kuadrot e inkriminuara nuk kanë vend në Gjykata e Prokurori.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Prokurorial, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, deklaroi se nuk është i kënaqur me punën e gjykatave. Sipas Lumezit, e vetmja formë për t’i ndryshuar këto vendime janë dorëzimi i ankesave nga prokurorët.

Kryeprokurori i Shtetit theksoi se ka numër të vogël të ankesave që dorëzohen nga prokurorët ndaj vendimeve të gjykatave. Pse prokuroret hezitojnë që të bëjnë ankesa ndaj vendimeve të gjykatave!? Kryeprokurori po ashtu theksoi se brenda Prokurorisë Speciale ka hezitim për arreste dhe numër tepër të vogël të urdhërarresteve ndaj të pandehurve.

Lumezi tha se, duke e ditur se Prokuroria Speciale merret me rastet, si ato të krimeve të rënda e të krimeve të luftës, krimin e organizuar etj., prokurorët duhet të veprojnë, duke dhënë më shumë urdhra për arrestime të pandehurve. Shihet që për 4 vjet Prokuroria Speciale e Kosovës i ka akuzuar 612 persona, ndërsa në anën tjetër vetëm për 116 persona ka kërkuar masën e caktimit të paraburgimit. Porse, a po ndikon politika e inkriminuar, apo së bashku me mafio- oligarkët financiarë bashkë-interferojnë veprimet, gjegjësisht mosveprimet e prokurorëve dhe a flet edhe kjo se është ” politika dhe nëntoka kriminale”, që po dirigjon edhe me Prokurorinë Speciale, sikur edhe në të gjitha prokuroritë Themelore dhe në të gjithë Gjyqësorin e të gjitha gjykatat në Kosovë, flasin analistët dhe njohësit e kësaj fushe.

Të rishikohen pozicionet e KGJK-së e KPK-së

FIDANISHTJA

Profesori i së drejtës Riza Smaka, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo tematikë është mjaft aktuale, por edhe komplekse, derisa, siç tha, aktuale, për shkak se janë tema akute, të mprehta edhe që intrigojnë për t’u trajtuar e për t’u finalizuar dhe që ky është vullnet politik i shumicës absolute të qytetarëve të vendit tonë, gjersa në anën tjetër, sipas tij, është komplekse, sepse në masë të konsideruar Prokuroria është lënë në influencën e pushtetarëve dhe qeveritarëve të fuqishëm, pasi është fjala për persona që kanë shumë para dhe të cilët i kanë fituar në mënyra shumë të dyshimta dhe kësisoj mund të krijojnë nëntokë, pra struktura të pakontrolluara nga shteti, por edhe paraja mund të korruptojë personat e caktuar. “Këto janë ato influencat që Prokuroria Speciale, në përgjithësi Prokuroria nuk është në nivelin e dëshiruar dhe këtë e ka shprehur edhe në KGJK, përfaqësuesit e Gjyqësorit, duke thënë se gjykatësit nuk mund të gjykojnë po qe se Prokuroria nuk ngrit çështje penale para tyre, çështje juridike në përgjithësi, prandaj gjendja është kjo”, theksoi ai. “Duhet rishikim kritik të funksioneve të KGJK-së dhe KPK-së, por edhe të strukturës se kush duhet të jetë aty apo jo, më pastaj të përgjegjësisë që KPK-ja kujt duhet t’i japë përgjegjësi që të prezantojë raporte për punën dhe veprimtarinë e vet në Kuvendin e Kosovës të diskutohen çështjet, edhe Kuvendi siç i zgjedh edhe mund t’i shkarkojë”, u shpreh Profesori i së drejtës, Riza Smaka.

Gjykatat dhe prokuroritë po dështojnë

Profesori universitar Muhamet Kelmendi thotë se jo vetëm gjykatat që kanë dështuar, por kryesisht prokuroritë e Kosovës kanë dështuar, derisa, siç tha, ne kemi së paku mbi 40 mijë krime të luftës, ku bëjnë pjesë krimet kundër njerëzimit, dhuna dhe përdhunimet, deri edhe te gjenocidi, ndërsa nga Prokuroria Speciale disa veta janë akuzuar. ” Po kështu ka dështuar Prokuroria edhe në ndjekjen e veprave penale të pasluftës.?Sidomos krimi dhe korrupsioni, shfrytëzimi i njeriut mbi njeriun, krimi financiar dhe ekonomik nuk ndiqen fare. Ka raste që edhe veprat e rënda penale të vrasjes nuk janë hetuar si duhet. Tërësisht kemi dështim të Prokurorisë dhe Kryeprokurori ngarkohet me përgjegjësi. Po kështu kemi dështim edhe të Gjyqësorit”, u shpreh ai. “Dështimet në hetime dhe akuza e në ankesa nga Prokuroria kanë çuar edhe te dështimet e Gjyqësorit. Kjo, në njërën anë dhe në anën tjetër, ndikimi i politikës dhe i ekonomisë tërësisht e ka izoluar Gjyqësorin dhe ai është shndërruar në Gjyqësor të grupeve të interesit dhe të klikave të ndryshme.?Për këtë shkak kam thënë dhe po e përsëris faktin se ndryshimet duhet të jenë në politikë dhe në KGJK e KPK, duke i ndërruar dhe duke e bërë freskimin e Prokurorisë dhe të gjykatave me kuadro të reja, të përgatitura dhe që e respektojnë ligjin. Ndryshimi i tillë bën stabilizimin e sistemit juridik”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” Profesori universitar, Muhamet Kelmendi.

Ndikimet politike, të dëmshme

Profesori tjetër universitar, Mazllum Baraliu ka nënvizuar se derisa gjithë bartësit e funksioneve publike në sistem të drejtësisë, kryesisht gjatë viteve të tëra të qeverisjeve të fundit janë propozuar dhe emëruar nga çarqe të ndryshme dhe eksponentë të partive politike në pushte ose me ndikim, atëherë, siç tha, gjithsesi se ndikimi i po këtyre eksponentëve politikë, subjekteve politike, pra të grupeve joformale jashtë institucioneve dhe institucionet e tjera është e qartë se ka pasur ndikim edhe në punën të institucioneve të drejtësisë dhe gjyqësisë. “Prandaj, ky korrelacioni ka ndikuar dhe ndikon edhe në rezultatet e punës, edhe në pavarësinë profesionale dhe ligjore të eksponentëve të ndryshëm të drejtë- sisë, në radhë të parë të prokurorëve dhe të gjyqtarëve dhe natyrisht në bilancin e tyre, performancën e tyre, rezultatet e tyre konkrete, prandaj pa një drejtësi të pavarur dhe pa një mospërzierje, mosinterferim të faktorëve dhe aktorëve nga jashtë Gjyqësorit dhe nga jashtë që drejtësia në Gjyqësor dhe në drejtësi padyshim që edhe prokurorët edhe gjyqtarët e caktuar mund të jenë të ndikuar dhe në sprova të ndryshme, avancime të ndryshme e rezerva të ndryshme të tyre në rastin e marrjes së vendimeve të tyre, qoftë kur është fjala për inicim të procedurave dhe ndjekje të prokurorëve bashkë me policinë, qoftë kur është fjala për trajtimin e tyre në drejtësi, gjegjësisht në gjyqësi”, spikati për gazetën “Kosova Sot” Profesori universitar, Mazllum Baraliu.

(Kosova Sot)