Limaj: AKR iu bashkua vullnetit të qytetarëve
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pas nënshkrimit të koalicionit me PAN ka thënë se nga ky moment Kosova e ka shumicën e konsoliduar për formimin e institucioneve.
Ai ka thënë se kjo do të jetë një nisje për qeveri reformatore.
“Nga sot po i bashkohet vullnetit të qytetarëve të Kosovës AKR-ja, nga sot ky koalicion tregon se Kosova ka një shumicë të konsoliduar që përfaqëson shumicën e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Limaj.
“Nga ky moment mund të llogaritet që është fillimi i ndërtimit të institucioneve, që besoj se është një lajm i shumëpritur nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.
“Besoj se jemi aty ku duhet të jemi, jemi partnerë që e njohim mirë njëri-tjetrin dhe jemi aty ku duhet të jemi”, ka thënë Limaj pas marrëveshjes së nënshkruar.


