United Hospital

Haradinaj pas marrëveshjes me AKR: Më në fund, Kosova u nis!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Aleanca Kosova e Re ka nënshkruar para pak çastesh marrëveshjen qeverisëse me koalicionin PAN.

Marrëveshja është nënshkruar pak orë pasi presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ka pridhur marrëveshjen që kishte me LDK-në.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga liderët e katër partive, Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, shkruan arbresh.info.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës duke thënë se më në fund Kosova u nis.

ARKATANA

Haradinaj ka thënë se ky bashkim i mundëson Kosovës një nisje shumë të nevojshme me një parti që sjell vlera siç është AKR-ja.

“E kemi një nder të mirë sepse këtij koalicioni dhe besimit për të formuar institucionet e vendit i është bashkuar nja parti e re që sjell vlera të reja e që është AKR por po ashtu që është më me rëndësi vetë roli i presidentit Pacolli këtu.

Ky bashkim i mundëson Kosovës një nisje shumë të nevojshme, përgjegjësitë ne i kemi organizuar në bazë të specifikave dhe në bazë të vlerave që sjellim në qeverisje, Jemi të vetëdijshëm dhe besoj shumë që së bashku do t’ia dalim. Më në fund Kosova u nis, vonesat kanë qenë shumë të rënda”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.