Uji Dea

PAN-i, gati për 7 shtator

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Koalicioni PAN vazhdon që javë pas jave të premtojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë derisa vendi po rrumbullakos muajin e tretë pa institucione të reja. PAN-i kësaj radhe ka përmendur 7 shtatorin si datë kur Kadri Veseli mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit. E votën kundër Veselit edhe këtë herë kanë konfirmuar “Vetëvendosja” dhe LAA-ja, transmeton zeri.info.

Premtimet për krijimin e institucioneve të reja i kishin nisur me frazën “Në javën e parë të afatit ligjor Kosova do t’i ketë institucionet e saj”. Mirëpo kaluan edhe shumë javë tjera, të cilat u bënë muaj dhe Kosova ende nuk ka as kryetar Kuvendi e as kryeministër të ri.

Tani koalicioni fitues i zgjedhjeve (PAN) është zotuar përsëri se “këtë javë” do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, me ç’rast edhe do t’i formojë institucionet. Përfaqësuesit e këtij koalicioni kanë thënë se një gjë e tillë nuk mund të shtyhet më larg se fundi i kësaj jave, transmeton zeri.info.

Uji Dea

Për dallim prej herëve të tjera, PAN-i pritet ta dëshmojë nëse ajo vërtet ka siguruar votat për ta zgjedhur kryetar Kuvendi Kadri Veselin (të nominuarin e vetëm të këtij koalicioni) apo jo.

E pavarësisht se Blloku PDK-AAK-Nisma është i vendosur se Kuvendi do të konstituohet së shpejti, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të LDK-së ritheksojnë se nuk do ta votojnë në asnjë formë Veselin për kryekuvendar. Megjithatë, nga PAN-i kanë thënë se sot ose nesër pritet të bëhet e ditur zyrtarisht data e seancës, ku edhe pritet të votohet i nominuari për kryeparlamentar nga ky grup.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.