Uji Dea

Paralajmërohet themelimi i shpejtë i institucioneve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të konstituuar Parlamentit dhe formuar Qeverinë. Zëvendëskryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë për Express se shpejt do të ketë zhvillime pozitive sa i përket formimit të institucioneve. Në krejt këtë situatë vendimtare pritet të jetë qëndrimi i AKR’së.

Të enjten e ardhshme kalon afati i kërkuar nga PDK, AAK e NISMA, për vazhdimin e seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës.

Në seancën e fundit ku dështoi votimi për Kryetar të Kuvendit, Enver Hoxhaj kishte kërkuar shtyrjen e seancës për të paktën edhe dy javë. Kishte thënë se iu duhen më së shumti dy javë kohë për të vazhduar konsultimet lidhur me formimin e institucioneve.

Ndërkohë, Zëvendëskryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë të dielën për Express, se shpejt do të ketë zhvillime pozitive lidhur me formimin e institucioneve të reja.

“Jemi të vendosur për ta përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë sa më shpejt dhe definitivisht do të ketë zhvillime pozitive”, ka thënë Hoxhaj, për Express.

United Hospital

Ai nuk ka dhënë datën se kur do të mbahet seanca e radhës, por, sipas të gjitha gjasave vazhdimi i seancës konstituive pritet të vazhdojë të enjten e ardhshme.

Deri më tash janë mbajtur gjashtë vazhdime të seancave, por kanë dështuar të konstituojnë Parlamentit pasi PAN nuk ka siguruar numrat për votimin e Kadri Veselit për kryetar të Parlamentit.

Deri më tash, LDK e Vetëvendosje kanë refuzuar çdo bashkëpunim me PAN’in derisa Behgjet Pacolli e ka lënë të hapur mundësinë t’i bashkohet Kadri Veselit e Ramush Haradinajt.

Në fakt, Pacolli ka paralajmëruar ndërrim të pozicionit për shkak se Vetëvendosje dhe LDK nuk po arrijnë të bëjnë një marrëveshje për të formuar Qeverinë e re të Kosovës.

Bllokada politike ka hyrë në muajin e tretë pas zgjedhjeve që ishin mbajtur më 11 qershor e ishin certifikuar një muaj më vonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.