Fundamenti

Bllokada politike po hyn në muajin e tretë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Partitë politike po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar Shtetin e Kosovës, duke mos krijuar institucionet e reja, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit. Në zgjedhjet e vitit 2013, të njëjtat parti, në pozicione të tjera, patën bllokuar Kosovën për gjashtë muaj. Ramush Haradinaj i pati prirë bllokadës gjashtëmujore pas zgjedhjeve të vitit 2013. Atëkohë, Kryetari i AAK’së i partisë së katërt bashkë me Shefin e LDK’së, Isa Mustafa, që kishte dalë i dyti, kishte ndërtuar një koalicion paszgjedhor për t’u bërë Kryeministër.

Normalisht, nuk kishte arritur të bëhej Shef i Qeverisë. Por, kishte arritur ta bënte për pak ditë Isa Mustafën Kryetar të Parlamentit në mënyrë kundërkushtetuese. Pazaret ishin prishur pasi LDK duke mos pasur asnjë pozitë – Kryetar Parlamenti, Kryeministër – shkoi te PDK’ja dhe mori pozitën e Shefit të Qeverisë për Isa Mustafën.

Sikurse më 2013, edhe tash, Kosova po hyn në muajin e tretë, prej kur janë certifikuar zgjedhjet nacionale, të mbajtura më 11 qershor.

Tash, koalicioni parazgjedhor, fitues i zgjedhjeve, PAN, nuk po arrin t’i sigurojë votat për Kryetar të Parlamentit. LDK e VV nuk po e duan Kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin për udhëheqës të Parlamentit. Në anën tjetër, PAN, nuk ka dhënë asnjë shenjë se do ta ndërrojë kandidatin.

Dhe, kështu, bllokada po vazhdon, shkruan Express.

Deri tash, është konfirmuar se Kosova ka humbur miliona euro nga institucionet financiare ndërkombëtare.

ARKATANA

Kriza është thelluar edhe në aspektin e politikave të brendshme.

Kategoria më e ndjeshme, veteranët e luftës, kanë mbetur pa pensione, për shkak se nuk ka mjete, ndërsa, duhet vendim i Parlamentit për të siguruar paratë për pensionet e tyre.

Në këtë situatë, ka vetëm premtime se shpejt do të krijohen institucionet.

AKR, e Behgjet Pacollit ka dhënë shenjat e para se mund të shkojë në koalicion me PAN’in. Mirëpo, edhe ky veprim i tyre është duke u bërë ngadalë.

Ramush Haradinaj, si i nominuar për Shef të Qeverisë, ka paralajmëruar se në javën e parë të shtatorit do të ketë lëvizje sa i përket krijimit të institucioneve.

Zgjedhjet e fundit nacionale u mbajturën pasi Qeveria e udhëhequr prej Isa Mustafa u rrëzua me votëbesim, duke u hapur rrugë zgjedhjeve. Arsyeja e rrëzimit të Qeverisë ishte pamundësia e Qeverisë dhe Parlamentit për të marrë vendime për demarkacion, asociacion e tema tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.