UBT

Presidenti Thaçi: Mbështetja amerikane është përcaktuese për ruajtjen e paqes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur senatorin amerikan, Ronald Johnson, me të cilin ka bashkëbiseduar për shumë tema që përbëjnë interes për dy shtetet.

Presidenti Thaçi ka falënderuar senatorin amerikan për mbështetjen që po i jep Kosovës administrata e presidentit Trump në rrugën e saj drejt integrimit në struktura euroatlantike.

“Mbështetja amerikane është përcaktuese për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurimin e rrugës euroatlantike për Kosovën dhe shtetet e tjera të rajonit”, ka theksuar presidenti Thaçi.

ARKATANA

Presidenti ka njoftuar senatorin amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e transformimit të FSK-së dhe për sfidat që e presin qeverinë e re të Kosovës në jetësimin e prioriteteve strategjike, duke theksuar se institucionet e reja duhet të themelohen sa më shpejtë.

Nga ana tjetër, senatori amerikan, Ronald Johnson, ka siguruar presidentin Thaçi se administrata e presidentit Trump do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat dhe do të mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.