Zyrtare: KPM ndalon debatet politike, lejon ato analitike
Komisioni i Pavarur për Media ka vendosur që mediat nuk guxojnë të trasmetojnë debatet elektorale, pa fillimin zyrtar të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.
KPM ka vendosur që mediat nuk kanë të drejtë të shfaqin debate elektorale para datës 31 maj kur edhe fillon zyrtarisht fushata elektorale.
“KPM e kupton që në situatë të zgjedhjeve të parakohshme dhe afatit të shkurt të vetë fushatës, informacionet ditore të plasuar nga mediat gjithësesi se mund të bëjnë njoftime dhe lajme për procesin përgatitor të fushatës, mirëpo në asnjë formë mediat nuk do të duhej të mbulonin aktivitetet politike që i takojnë fushatës zgjedhore jashtë afatit zyrtar të përcaktuar për kohëzgjatjen e fushatës. Dmth nuk përjashton debatet analitike, por jo të natyrës elektorale”, thuhet në njoftimin e KPM’së.


