UBT

Pacolli mirëpret Bekim Jasharin dhe Halil Kastratin në Lugano: Një ditë miqësie, respekti dhe vlerash shqiptare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Biznesmeni dhe filantropi Behgjet Pacolli ka kaluar një ditë të veçantë në Lugano të Zvicrës, ku ka mirëpritur dy figura të njohura të jetës publike shqiptare, humanistin Halil Kastrati dhe kryetarin e Fondacionit “Adem Jashari”, Bekim Hamëz Jashari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli ka bërë të ditur se takimi u zhvillua në ambientet piktoreske të liqenit të Luganos, duke e cilësuar atë si një ditë të bukur relaksi, miqësie dhe bashkëbisedimi mes njerëzve që ndajnë të njëjtat vlera njerëzore dhe kombëtare.

“Sot pata kënaqësinë dhe nderin të kaloj një ditë të bukur e relaksuese në liqenin magjik të Luganos, në shoqërinë e mysafirëve të mi të çmuar, humanistit Halil Kastrati dhe mikut tim të madh, Bekim Hamëz Jashari. Miq të dashur, ju uroj të gjithëve një mbrëmje të qetë, të bukur dhe plot mirësi”, ka shkruar Pacolli.

Mobi Casa

Takimi mes Pacollit, Kastratit dhe Jasharit është parë si një moment që pasqyron lidhjet e forta ndërmjet personaliteteve shqiptare, të cilët, secili në fushën e tij, kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në biznes, humanizëm dhe ruajtjen e vlerave kombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.