ARKATANA

Vetëvendosje, e vetme në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lëvizja Vetëvendosje sapo ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor do të vazhdoj e vetme.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit dhe përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes e cila mbahet nesër, e ku do të votohet edhe lista e kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këto zgjedhje.

FIDANISHTJA

Tanimë, afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja është duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme. Gjatë ditës së sotme kemi pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK/AKR. Edhe pse jemi në orët e fundit para dorëzimit të listave, kryesia e Lëvizjes vendosi që t’i pranojë në takim.

Programi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe konsistenca politike e qëndrimeve dhe veprimeve na bëjnë ne subjektin më të besuar për transformim të Republikës, me luftim të krimit e progres shoqëror. Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen kësaj beteje për ndryshim rrënjësor jemi të gatshëm t’i presim në takim” (sic.), thuhet në njoftimin e këtij subjekti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.