ARKATANA

Komunikimi pushtet- qytetar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Betim Osmani – Të gjithë ne kemi parë, dëgjuar, dhe lexuar nëpër mediume të ndryshme se si deputetet e Kuvendit të Kosovës shkojnë në parlament dhe gjatë gjithë mandatit të tyre nuk flasin fare ose flasin fare pak. E njëjta ndodh edhe me ata lokal në Kuvende Komunale. Pra nuk përfaqësojnë at për çka janë dërguar atje. Po ashtu kemi dëgjuar se madje shpesh herë as që shkojnë fare në seanca.

Është bërë praktikë që qytetarët e Kosovës në çdo palë zgjedhje te votojnë kandidatin e tyre të preferuar dhe ata te shkojnë ne “gjumë verorë/dimëror” deri ne zgjedhjet tjera.

Kjo praktikë nuk ekziston ne vendet e zhvilluara, ngase atje te zgjedhurit e popullit nuk kalojnë aq lehtë pasi te marrin postin për te cilin kanë kandiduar.

Atje, pra ne vendet e zhvilluara (p.sh. ne SHBA), qytetari dhe të zgjedhurit (kongresëmenet) janë në kontakt të vazhdueshëm gjatë mandatit, dhe atë falë interesimit të qytetarit, që të luftoj çdo here për interesat e tij.

Uji Dea

Duke u bazuar në konditat aktuale, tek ne, në Kosovë kemi një mal me probleme, si në nivelin lokal, ashtu edhe qendror, por nuk kujtohemi shumë që t`i adresojmë ato ne kuvend/parlament përmes të zgjedhurve tanë.

Prandaj këto probleme po na përcjellin tashmë një dekadë të tërë, dhe do të na përcjellin edhe me dekada të tjera nëse ne si qytetarë nuk jemi më aktive dhe nuk angazhohemi që interesat tona të përfaqësohen atje ku duhet. Ne duhet t`i kontaktojmë te zgjedhurit tanë, çdo dite nëse është e nevojshme, dhe t`i bartim çështjet e komunitetit tonë në kuvend/parlament dhe t`i zgjidhim ato atje, një nga një.

Sa jam i informuar, në Gjilan ende nuk ka një zyre për komunikim mes qytetarëve dhe deputetëve. E, në anën tjetër, komunikimi përmes formës elektronike në shumë raste me Pushtetin Lokal rezulton pa-sukses. Herë pas here, kontakti me disa pushtetarë të nivelit lokal është i pamundur. Edhe pse kontaktet mund të sigurohen nëpër faqe zyrtare, çuditërisht nuk përgjigjen. Definitivisht, ka nevojë për përmirësimin e komunikimit pushtet-qytetar.

(Autori është gjilanas, momentalisht në Lindjen e Mesme)