Haradinaj: Shpërthimi më i fuqishëm do të jetë në Bruksel
Porta 1 dhe 31 do zot që kryen punë, e këtë më së miri mund ta bëjë Ramush Haradinaj. Kështu u tha të shtunën në Mitrovicës, gjatë vizitës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, ku ka shpalosur vizionin e tij dhe të Aleancës për këtë qytet.
Me moton “Aleanca për Mitrovicën”, Haradinaj potencoi para mitrovicasve nevojën për bashkim si kurrë më parë, në mënyrë që Aleanca të bëhet forca e parë politike në këtë qytet.
Sipas tij, njerëzit kur vonohen në organizim, efektet janë sporadike dhe se tani është koha për kthesa, e kjo nënkupton që Kosova duhet të ecën përpara e kurrsesi të mbetet në këtë gjendje.
“Po flas për të gjithë ata të cilët kanë vullnet të bashkohen dhe të bëjnë kthesë. Besoni në kthesë, bëni kthesë, sepse mund ta bëni këtë”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Mitrovica është temë komplekse për të cilën duhet të punojnë vetë njerëzit e Kosovës, e jo të presin që të tjerët ta zgjidhin çështjen e saj.
Sa i përket shpërthimeve të fundit në veri të Mitrovicës, Haradinaj ka thënë para gazetarëve se shpërthimi më i fuqishëm do të jetë në Bruksel, ku pas kësaj do të zbatohet rendi dhe ligji në veri të Mitrovicës dhe Kosovës.
Ndërkaq, Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së, ka thënë se shtetbërja e Kosovës është arritje e gjithë kombit shqiptar. Sipas tij, ky shtet tregon më së miri çfarë ka bërë kombi shqiptar në këto troje të Ballkanit, duke shtuar se mund të bëhet akoma më shumë, raporton Kosovapress.
“Kosova nuk është mirë derisa Mitrovica nuk është mirë”, ka thënë Shala, duke iu referuar thënies së Isa Boletinit: “Unë jam mirë kur Shqipëria është mirë’”.
Ai ka theksuar se premtimi i Ramush Haradinajt do të bëhet realitet dhe qyteti i Mitrovicës do të integrohet.


