Hidromorava

Sistemi i ri i punës në administratë ka shtuar pritjet e qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qemajl Mustafa, ka thënë se në Administratë është paraqitur një problem në sistemin elektronik të punës dhe prandaj janë krijuar radhë të qytetarëve që presin për të marrë shërbimet që kanë nevojë. Ai është shprehur optimist se ky problem do të zgjidhet shpejt dhe administrata do të vazhdojë me punë normale.

Këshilli i drejtorëve, në takimin e fundit, është njoftuar për ecurinë e punës nëpër drejtoritë komunale. Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, ka thënë se në Administratë është paraqitur një problem në sistemin elektronik të punës dhe prandaj janë krijuar radhë të qytetarëve që presin për të marrë shërbimet që kanë nevojë. Ai është shprehur optimist se ky problem do të zgjidhet shpejt dhe administrata do të vazhdojë me punë normale.

Drejtori i Administratës, Arben Dubova ka thënë se ky problem është paraqitur prej javës së kaluar, kur është kaluar në sistemin e ri e të punës, që në një masë është i centralizuar nga Ministria e Brendshme. Nëse kompetencat nuk lëshohen në nivel lokal, atëherë gjendja do të mbetet e njëjtë, sepse ne nuk kemi mundësi të ndryshojmë asgjë nga niveli komunal, ka thënë Dubova, duke nënvizuar se edhe formularët e rinj e kanë ngarkuar gjendjen.

Drejtori i Shëndetësisë, Xhemajl Salihu ka folur për reshjet e fundit, duke thënë se uji ka depërtuar në 25 puse në Lladovë, të cilat duhet të klorizohen. Gjendja në këto lokalitete po normalizohet, ka thënë Salihu.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Nuhi Nuhiu ka thënë se raporti financiar është gati për Kuvend Komunal, por më parë ai do të diskutohet në Këshillin e drejtorëve. Ai ka folur për ecuri pozitive të të hyrave në këtë periudhë. Të hyrat e muajit shkurt janë mbi 195 mije euro. Ndërkaq, deri tani janë shpërndarë 10 mijë fatura të tatimit në pronë dhe deri në fund të muajit shkurt do të shpërndahen edhe të tjerat.

UBT

Drejtori i Kadastrës, Gani Neziri ka mohuar mundësinë për tjetërsim të pronës publike në Zhegër, Malishevë dhe Lladovë, ku po bëhet rikonstruimi kadastral sipas një projekti të Bankës Botërore. Në terren bëhet vetëm matja e ngastrave , ndërsa regjistrimin e bënë Kadastra, ka thënë Neziri, prandaj qytetarët nuk kanë pse shqetësohen.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Behar Mehmeti ka thënë se është paraqitur nevoja për mbylljen e disa gropave, por kjo do të bëhet pasi të përzgjidhet operatori për mirëmbajtjen verore të rrugëve.

Nazmi Rapuca ka folur për subvencionimet e fermerëve me farë misri, foli plastike, shtëpiza bletësh dhe me shoqëri bletësh, ndërsa Blerton Ajeti ka përshkruar gjendjen pas vërshimeve në Lladovë dhe disa fshatra tjera të Karadakut.

Drejtori i Inspeksionit, Hajdini ka apeluar te qytetarët që të pajisen me leje ndërtimore, nëse planifikojnë të ndërtojnë dhe u shpreh i vendosur që të mos lejohen ndërtime të egra.

Sa i përket Departamentit të Prokurimit, drejtori Hamdi Ismajli ka thënë se është hapur tenderi për vetura dhe ai për farë misri dhe jemi në pritje të afatit ligjor për shpalljen e fituesit të mirëmbajtje verore të rrugëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj: