Mjeku Ramadan Rapuca nuk ka bërë shkelje etiko – profesionale
Gjilan – Komisioni etiko profesional që funksionon në kuadër të spitalit të Gjilanit së bashku me drejtorin klinik, kolegjiumin profesional të pediatrisë si dhe inspektorati shëndetësor kanë analizuar tërë dokumentacionin e rastit Enea Zuzaku dhe duke shqyrtuar tërë dosjen kemi konstatuar se mjeku pediatër Ramadan Rapuca nuk ka bërë shkelje etiko profesionale thuhet në raportin e nënshkruar nga drejtori klinik Nisret Hajrullahu.
Rasti i pacientes Enea Zuzaku familja e së cilës ishin ankuar për moskujdes të duhur mjekësor edhe gjatë qëndrimit në spitalin e Gjilanit e ka alarmuar komplet stafin menaxherial të këtij institucioni shëndetësor i cili menjëherë ka thirrur komisionin etiko profesional, përfaqësuesit e pediatrisë, inspektoratin shëndetësor dhe ka shqyrtuar rastin në mënyrë të detajuar.
Nisret Hajrullahu drejtor klinik tha për rajonipress se asnjë ankesë nuk ka pasur rreth këtij rasti me përjashtim të deklaratave të familjarëve në medie. Megjithatë për hir të informimit të publikut drejtori Abdylatif Latifi e ka thirrur komplet kolegjiumin profesional të pediatrisë, komisionin etiko profesional dhe tërë dosjen e pacientes dhe mjekun kujdestar ku në hollësi është shqyrtuar rasti.
Hajrullahu tha se në spitalin e Gjilanit kanë qenë edhe inspektorati shëndetësor Shaban Osmanaj dhe Fakete Hoxha të cilët e kanë marrë komplet dosjen e Enea Zuzakut dhe janë marrë deklarata me shkrim nga mjeku Ramadan Rapuca dhe infermierja kujdestare.
Hajrullahu tha se pavarësisht veprimeve që mund të ndërmarrë inspektorati shëndetësor, komisioni etiko profesional i përbërë nga Besim Guda, Mevlyde Ilazi dhe Naim Shaqiri së bashku me mua si drejtor klinik kemi ardhur në konkluzionin përfundimtar se mbështetur në faktet dhe të dhënat shtesë me familjarët e pacientes, bazuar dhe në të gjitha shkresat dhe dosjen e pacientes rezulton se nuk ka indikacione për shkelje etiko profesionale të mjekut Ramadan Rapuca dhe nuk ka elemente për procedura disiplinore individuale.
Megjithatë vet Hajrullahu tha se ka dhënë një vërejtje që lidhet me protokollin e ambulantes së pranimit në pediatri e cila ka mangësi në plotësimin e të dhënave si dhe fletëleshimi nuk është plotësuar me të gjitha standardet e duhura./rajonipress/


