KKVITI

Gjendja e nxënësve është stabile

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Mbi 28 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shtatë prej tyre janë në gjendje kritike, por jashtë rrezikut për jetë. Drejtori i spitalit në Pejë, Skënder Dreshaj, ka konfirmuar se nxënësit kanë lëndime, por gjendja e tyre është stabile. Për ta parë gjendjen e nxënësve të lënduar në spitalin e Pejës, ata i ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, i cili koncertin, ndonëse tragjik, megjithatë e quajti qëllimmirë. Në këtë rast, edhe policia e Kosovës është duke e dhënë kontributin e vet.

Drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj, për TV Dukagjinin, ka konfirmuar lëndimet e nxënësve, por ka shtuar se në përgjithësi gjendja e tyre është stabile.

“Ajo çka është lajm i mirë në këtë lajm të keq është se shumica prej të lënduarve janë në gjendje stabile, nëse përjashtojmë rastin e një vajze, e cila ka fraktura të kokës, por fatmirësisht, pa diskutim, dhe pastaj gjakderdhje në kokë, po ashtu edhe në torak, atëherë mund të vlerësojmë që situata në përgjithësi e të lënduarve për momentin është stabile. Vlerësojmë se me kapacitetet tona do të arrijmë të përballemi, po ashtu jemi në kontakt edhe me Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), në mënyrë që rastet të cilat vlerësojmë se duhet të dërgohen, të jenë të përgatitur që t’i presin”, ka thënë ai.

Për të parë gjendjen e nxënësve të lënduar në Pejë, ata i ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, i cili koncertin fatkeq, megjithatë e ka quajtur qëllimmirë.

“Është një qëllim i mirë i një organizimi të një koncerti humanitar për një vajzë nga Deçani, i cili, si duket, nuk përfundoi ashtu siç e kanë paraparë organizatorët. Unë ju përgëzojë për angazhimin e juaj që po e bëni këtu në spital, angazhimin e të gjithë stafit me ju dalë në ndihmë të gjithë të lënduarve. Shpresojmë në shërimin sa më të shpejtë të tyre, pasi që secili që ka shkuar sot në atë koncert e ka pasur një qëllim të mirë, përveç asaj për ta shijuar koncertin, ka pasur qëllim edhe me ndihmu një vajzë të sëmurë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Shaban Shala, ka thënë se edhe policia e Kosovës është duke u marrë me rastin me të gjitha kapacitetet që i ka.

“Ne e kemi edhe obligim moral, edhe ligjor përkujdesjen për të gjithë qytetarët e vendit, e pikërisht ky rast, i cili është rast pak më i ndjeshëm, dhe për atë arsye me të gjitha kapacitetet policia është duke u marrë në bashkëpunim edhe me personelin mjekësor, në mënyrë që të mos kemi asnjë problem. Është një lajm i mirë, sipas informacioneve të mjekëve që në rrezik nuk është asnjë person, vazhdon tretmani i tyre”, ka thënë ai.

Për më tepër, nxënësit e lënduar ndodheshin në palestrën sportive “Karagaçi” në një koncert humanitar që ishte organizuar për ta ndihmuar nxënësen Diellza Nimanaj nga Deçani, e cila vuan nga leukemia. /Kosovapress/

15 vjeçarja Kumrije Shala, në gjendje të rëndë shëndetësore

Nxënësja 15 vjeçare, Kumrije Shala nga Peja, është në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasoi e lëndimeve që mori sot pas rrëzimit të një pjesë të tavanit, derisa nxënësit e Pejës ishin mbledhur të ndiqnin një koncert humanitar në njërën nga shtëpitë e kulturës në Pejë.

Lulëzim Hoti, mjek kujdestar në Qendrën Emergjente, të QKUK-së ka pohuar se pacientja në fjalë ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe se e njëjta do të transferohet në kujdesin intensiv.

“E kemi pranuar para një ore një paciente nga Peja, për shkak të lëndimeve që ka marrë si pasoi e rrëzimit të një bine. Gjendja e pacientes është hemodinamikisht stabil, por ka lëndime të rënda në kokë. Pas konsultimeve dhe analizave që i kemi kryer këtu pacientja do të transferohet në kujdesin intensiv për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai.

Familjarët janë ata që po përjetojnë më së rëndi këtë tragjedi. Tahir Shala, prindi i nxënëses që po trajtohet në Qendrën Emergjente, pohon për Kosovapress se nuk kanë qenë në dijeni se kush e ka bërë organizimin e koncertit.

“Qysh kemi dëgjuar kanë qenë në një koncert humanitar në Pejë. Po ai ka dërguar shkolla apo kanë shkuar vet nuk e dimë. Vetëm se e dimë se në sallën e sporteve në ‘Karagaç’ kanë qenë në katin e dytë dhe i ka lëshuar”, ka thënë ai.

Ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, është shprehur i shqetësuar për ngjarjen që ka ndodhur në mesditën e sotme në Pejë. Ai ka pohuar se deri më tani janë të evidentuar 28 nxënës me lëndime trupore, shtatë ndër ta me lëndime të rënda trupore, por që janë jashtë rrezikut për jetën.

“Jemi të shqetësuar të gjithë me këtë çfarë ndodhi. Ajo çka mund të them se kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e spitalit në Pejë. Gjendja e përgjithshme e nxënësve ka qenë jashtë rrezikut për jetë. Janë 28 të lënduar prej të cilëve një më serioz, këtë pacienten që e kemi në Qendrën Emergjente të QKUK-së dhe gjashtë tjerë me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për vdekjen me fraktura të ekstremiteteve. Unë tash jam duke u nisur edhe për Pejë”, ka thënë ai.

Kosovapress mëson se për në Qendrën Emergjente është nisur edhe një nxënëse tjetër, pasi që nga lëndimet e marra ka pësuar gjakderdhje të brendshme. Ndërkaq Ministri Agani ka thënë se nga Qendra Emergjente do të niset për në Spitalin e Pejës për t’u njohur më afër me gjendjen e nxënësve të tjerë që janë të shtrirë në atë spital. /Kosovapress/

ARKATANA

Nxënësit u lënduan gjatë koncertit në ndihmë Diellza Nimanajt

Mbi 20 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike, thonë raportet e fundit.

Nxënësit ndodheshin në palestrën sportive “Karagaçi” në një koncert humanitar që ishte organizuar për ta ndihmuar nxënësen Djellza Nimanaj nga Deçani e cila vuan nga leukemia.

Drejtori i drejtorisë për mbrojte dhe shpëtim në komunën e Pejës Avdyl Lajqi, ka thënë për Kosovapress se kanë vizituar nxënësit e lënduar, mirëpo nuk ka dhënë më shumë informata.

Zëdhënësi i policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj ka thënë se sa i përket të dhënave që kanë deri tani 21 persona të moshave rinore janë të lënduar, ndërsa dy nxënëse të gjinisë femërore janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në QKUK.

“Akoma nuk i kemi informatat e konfirmuara sepse të gjitha ekipet hetimore të emergjencave dhe prokurori janë në vendngjarje dhe deri tani këto janë të dhënat që i kemi. Kur të kthehen nga tereni ekipet do të njoftoheni më detajisht” ka thënë Ibraj për Kosovapress.

Në koncert po merrnin pjesë mësimdhënës si dhe prindër të shumtë.

Nxënësit jashtë rrezikut për jetë

Më shumë se 20 nxënës janë lënduar në Pejë gjatë një Koncerti Humanitar që po mbahej në Sallën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë.

Art Gashi, kryetar i Klubit Basketbollistik Peja, menjëherë ka dalë në venin ngjarjes. Ai tha për Express se se të lënduarit, për fat të mirë, janë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas tij, vetëm një vajzë ka pësuar lëndime më serioze. Por edhe ajo nuk është në rrezik për jetë.

Gashi tregoi palestra e sporteve ka pasur dëmtime vetëm tek një hyrje e palestrës, ku ka ndodhur një shembje e disa shtyllave metalike, e jo diçka më shumë, siç ishte raportuar më herët nga disa media.

Përndryshe, në sallë ishin nxënësit e shkollave fillore të Pejës, të cilët ishin mbledhur për një koncert humanitar në palestrën e sporteve “Karagaqi”.

Ishte thënë se një pjesë e shkallëve ishin rënë mbi trupat e e nxënësve.

Në koncert po merrnin pjesë mësimdhënës si dhe prindër të shumtë.

“ Janë më shumë se 20 nxënës të lënduar, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ekipi mjekësor ka reagur. Nxënësit po kurohen në spitalin e Pejës”, ka thënë Ibraj për Indeksonline sot më herët.(express)