Uji Dea

Arifi premton përmirësim të jetës për qytetarët vitias

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nexhmedin Arifi ka thënë se buxheti komunal për vitin 2012 është shpenzuar për 94,48 %. Duke folur për vitin 2013 , Arifi u shpreh se institucionet lokale duke bashkëpunuar me qytetarët e saj do të mundohen që ky vit të jetë edhe më i suksesshëm se viti i shkuar.

Me qëllim të informimit të qytetareve në procesin e ekzekutimit të buxhetit komunal për vitin 2012 – 2013 në Viti është mbajtur një takim publik me qytetarët e kësaj komune.

Qytetarët gjatë këtij debati janë ndarë në grupe punuese dhe më pas edhe kanë dhënë rekomandimet e tyre lidhur me shpërndarjen e buxhetit komunal, rritjen e të hyrave vetanake si dhe kanë paraqitur mendimet e tyre për projektet kapitale të cilat janë realizuar në komunën e Vitisë dhe projektet të cilat do të realizohen në të ardhmen.

Në këtë takim përpos qytetarëve kanë marrë pjesë edhe këshilltarët komunal, koordinatorët e fshatrave si dhe ekspert nga lëmi të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi duke ju drejtuar qytetarëve vitias tha se buxheti komunal hartohet bashkërisht me qytetarët e saj duke përmendur se gjatë vitit 2011 janë mbajtur 5 diskutime publike ndërsa 10 diskutime publike janë mbajtur gjatë vitin 2012. “Këto diskutime publike janë mbajtur për të marrë opinionin e qytetarëve, mendimet e tyre dhe që shpërndarja e buxhetit të jetë sa ma efikase dhe transparente për të gjitha lokalitete” u shpreh Arifi.

Ai i njoftoj qytetarët lidhur me mënyrën e shpenzimet e buxhetit komunal duke shtuar se përveç investimeve kapitale të cilat janë bërë nga të hyrat vetanake ka pasur edhe donacione të ndryshme të cilat kanë qenë në të mirën e qytetarëve dhe i falënderoj për këtë të gjithë donatorët.

Fundamenti

Ai shtoi se buxhetit komunal për vitin 2012 është shpenzuar për 94,48%. Duke folur për vitin 2013 kryetari Arifi u shpreh se institucionet lokale duke bashkëpunuar me qytetarët e saj do të mundohen që ky vit të jetë edhe më i suksesshëm se viti i shkuar.

Arifi shtoi se nevoja për investime kapitale është më e madhe sesa mundësitë buxhetore , por shpresoj se me ndihmën e qytetarëve dhe donacioneve do të përmirësohet jeta e qytetarëve vitias.

Ndërsa zv. Kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Ukshini duke folur rreth angazhimit të këtij kuvendi dhe trupave të saj si Komitetit për Politikë dhe Financa që ka shqyrtuar kërkesat e qytetarëve dhe të cilat më pas janë shqyrtuar si pika të rendit të ditës në Kuvend.” Çdo kërkesë që ka ardhur nga ju qytetarë ne i kemi i kemi shqyrtuar detalisht dhe atë sipas mundësive tona, kemi marrë vendime dhe ato nganjëherë edhe tej mase dhe atë duke marrë parasysh interesin e qytetarëve” u shpreh Ukshini.

Ndërsa përfaqësuesi i projektit LOGOS që ka organizuar këtë takim së bashku me Komunën e Vitisë tha se projekti LOGOS ka mbështetur këtë komunë, por se puna më e madhe është bërë nga vet ajo.

Ai tha se është me rëndësi që qytetarët të jenë të informuar lidhur me procesin e ekzekutimit të buxhetit. Ndërsa më pas Drejtori për Ekonomi Financa dhe Zhvillim në Viti, Islam Jashari ka njoftuar qytetarët lidhur me shpenzimet e buxhetit, ndarjes së saj në kategoritë e ndryshme si dhe i u është përgjigjur pyetjeve të tyre.

Gjatë takimit të sotëm qytetarët e Komunës së Vitisë përveç se janë njoftuar lidhur me procesin e ekzekutimit të buxhetit për vitin 2012-2013 kanë dhënë rekomandimet e tyre si funksionalizimi i projekteve ekzistuese, rritjen e inkasimit të tatimit në pronë dhe kthimin e saj në investimet kapitale, shpërndarjen e drejtë të buxhetit nëpër lokalitetet e ndryshe ,mbikëqyrjen e projekteve, gjobimin e punëkryesve të cilat nuk i realizojnë projektet si duhet si dhe shumë rekomandime të tjera të cilat ndërlidhën ngushtë me mirëqenien e qytetarëve të kësaj Komune./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.