Eko Higjiena

Fadil kandidati

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Drejtori i KOSTT’it, Fadil Ismajli, shumë shpejt mund të emërohet Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Kandidatura e tij është konfirmuar zyrtarisht nga Mimoza Kusari-Lila. Partia e Drejtësisë, ndërkaq, përmes procesit të riformatimit të Qeverisë po përpiqet t’i bëjë zëvendësministra Avdullah Klinakun dhe Feti Mediun.

Fadil Ismajli mund të emërohet nga Kryeministri Hashim Thaçi në pozitën e Ministrit të Zhvillimit Ekomomik, të cilën aktualisht e mban Besim Beqaj i PDK’së.

Konfirmimin se Ismajli është kandidat i AKR’së për këtë pozitë e ka bërë Zëvendësja e Pacollit, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka deklaruar se emri i drejtorit aktual të Operatorit- Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT’it), Fadil Ismajli, do të zyrtarizohet pasi të sqarohen negociatat që po zhvillohen me PDK’në.

Eco Higjiena

“Mund të them se është një personalitet profesional dhe me kredibilitet dhe besoj se do të sjellë vlerë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Nuk do ta kisha bërë publik këtë emër pasi që ky emër të konfirmohet edhe me partnerin e koalicionit dhe të kryhet emërimi nga Kryeministri sipas të drejtës së tij kushtetuese”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas kësaj zyrtareje të AKR’së, gjithçka pritet të sqarohet brenda pak ditëve.

“Për të gjitha ndryshimet tjera, besoj se mund ta pyesni edhe Kryeministrin e Kosovës. Ne kemi biseduar në vija të trasha dhe të gjitha këto do të definohen brenda një periudhe shumë të shkurtër”.(express)