Uji Dea

Neziri: Frika e zhegranëve është e pabazë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gani Neziri drejtor i kadastrit dhe pronës tha për rajonipress se frika e banorëve të Zhegrës rreth mundësisë së tjetërsimit të pronës publike është i pabazë. Banorët nuk po e kuptojnë ecurinë e procesit derisa unë i sigurojë ata 100 % se nuk do të ketë asnjë devijim apo tjetërsim të pronës publike.

Reagimi i banorëve të zhegrës përmes Iniciativës Qytetare të Zhegrës (IQZH), rreth procesit të implementimit të projektit të rikonstruimit kadastral, nga i cili ata kanë shprehur frikën e tjetërsimit të pronës publike është dukur shqetësim i panevojshëm nga ana e Gani Nezirit drejtor i kadastrit në Gjilan.

Gani Neziri tha për rajonipress se frika e banorëve të Zhegrës rreth mundësisë së tjetërsimit të pronës publike është e pabazë. “Banorët nuk po e kuptojnë ecurinë e procesit derisa unë i sigurojë ata 100 % se nuk do të ketë asnjë devijim apo tjetërsim të pronës publike” tha Neziri.

Neziri tha se shqetësime të tilla nga ana e banorëve ka pasur edhe në Lladovë e Malishevë dhe tash së fundit edhe në Zhegrës. “Personalisht kam shkuar dhe e kam parë ecurinë e punës. Gjithçka po bëhet në mënyrë profesionale dhe të saktë. Ndoshta nganjëherë banorët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët me kompaninë nga Shqipëria, por unë i sigurojë ata se nuk do të lejohet asnjë rast i uzurpimit. Unë i sigurojë zhegranët 100 % se nuk do të lejohet asnjë tjetërsim i pronës publike sikurse mendoj se frika e tyre është e panevojshme” tha Neziri.

Uji Dea

Neziri tha se banorët është mirë që po reagojnë sepse ata na ndihmojnë shumë nëse gjendet ndonjë parregullsi , por tha se çdo paqartësi që po ndodhë po bëhet pikërisht për shkak të mos komunikimit të mjaftueshëm.

Ruhan Kurteshi nga IQZH një ditë më herët ka kërkuar që procesi të jetë më transparent, duke bërë publike listën dhe hartën e të gjitha pronave publike që po tentohet të bartet tek personat privat dhe të bëhen publike vendet ku po synohet të behet ngushtimi i rrugëve në dëm të pronës publike.

Sipas tij parcela të tëra janë uzurpuar ose janë në uzurpim e sipër , bile ka tendenca të legalizimit të tyre si dhe ndërrimi i destinacionit të këtyre pronave. Prandaj është kërkesë e jona që urgjentisht të ndërhyj drejtoria e kadastrit dhe një herë e përgjithmonë të ndërpres këtë fenomen mjaft të përhapur në Zhegër ka thënë Kurteshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.