FIDANISHTJA

Konjufca: Asociacioni i komunave serbe, fatale për sovranitetin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka vlerësuar të rrezikshëm idenë për themelimin e asociacionit të komunave serbe në veri. Në një intervistë për “Epokën e re”, Konjufca ka thënë se kjo ide është me pasoja fatale për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Themelimi i asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës është një ide shumë e rrezikshme, ide me pasoja fatale për perspektivën e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se krijimi i këtij asociacioni është implementim i autonomisë për veriun.

“Krijimi i këtij asociacioni të komunave serbe në veri nuk është asgjë tjetër përveç autonomi për veriun e vendit tonë. Madje, unë mendoj se këtu edhe fillon implementimi i autonomisë territoriale për veriun e Kosovës”, ka vlerësuar Konjufca.

FIDANISHTJA

Ai ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje! do të vazhdojë ta kundërshtojë fuqishëm krijimin e këtij asociacioni, i cili është në kundërshtim edhe me pakon e Ahtisarit dhe është në përputhje me platformën e Serbisë.

“Jemi kundër krijimit të asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm. Republika e Kosovës nuk ka nevojë të krijojë institucione të cilat shkojnë në favor të autonomisë në veri, por Kosova duhet të shkojë drejt shpërbërjes së strukturave kriminale të Serbisë në veri, me plane konkrete, në mënyrë që të shtrihet sovraniteti i Kosovës edhe në atë pjesë të Kosovës, e cila tash për tash kontrollohet nga Beogradi. Kjo ide dhe kjo gatishmëri goxha është në përputhje me planet e Serbisë që i ka pasur gjithmonë, që të themelojë një organizëm i cili nuk i nënshtrohet autoritetit qendror të Prishtinës, i cili është i pavarur në vendimmarrje dhe të cilin e kontrollon Beogradi e jo Prishtina”, ka theksuar Konjufca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.