Fundamenti

Kurteshi: Kryetari i Gjilanit e punësoi bashkëshorten pa konkurs

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Ismajl Kurteshi, kritikoi kryetarin e komunës për nepotizmin në punësim, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Sipas Kurteshit kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, e ka punësuar bashkëshorten e tij në Drejtorinë e Arsimit pa konkurs, duke i shkelur të gjitha procedurat e parapara me ligj. Sipas nenit 8, të kreut të dytë, të Ligjit të Punës nr. 03/L – 212 : Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon në punë një punëkërkues… As kjo normë ligjore, e as kriteret dhe procedurat ekzistuese për punësim nuk vlejnë për Kryetarin e Komunës së Gjilanit, i cili është i njohur si kampion i shkeljeve në fushën e punësimit, por jo vetëm në këtë fushë”, u shpreh Kurteshi.

Ai shtoi se në muajin gusht të vitit 2011, për shkak të tejkalimit të numrit të të punësuarve, rrogat e shërbyesve civil u vonuan një javë. “Kryetari Qemajl Mustafa ka krijuar kategori të jashtëligjshme të të punësuarve si “Lista e Kryetarit”, “Vullnetarët” etj., ku vetëm në fund të vitit të kaluar i kishte larguar nga puna mbi 60 të punësuar, pa procedurë, ashtu edhe siç i kishte punësuar me SMS, madje edhe me urdhëresa me shkrim e me gojë. Në fillim të këtij viti ai kishte pranuar se i ka punësuar rreth 25 të punësuar pa konkurs dhe pa asnjë procedurë e asnjë kriter”, tha ndër të tjera Kurteshi.

ARKATANA

Këto punësime të paligjshme nuk bëhen për nevoja të Komunës, por për përfitime politike të Kryetarit të Komunës dhe rahatinë e anëtarëve të familjes, miqve e shokëve të tij. Përkundër faktit që Gjykata e ka konstatuar shkeljen nga ana e Komunës, edhe më tutje po tolerohen dhe nuk po merren masa ndaj përgjegjësve për këto shkelje.

Në këtë konferencë u fol edhe për borxhet që ua ka Komuna shumë të punësuarve, të cilët nuk ka arritur t’i fus në listën e pagave, edhe pse mjete për pagesë i ka marrë edhe nga mjetet e dedikuara për investime kapitale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.