ARKATANA

Zhegranët përsëritin kërkesat

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ruhan Kurteshi koordinator i Iniciativës Qytetare në Zhegër (IQZH) edhe njëherë u ka shtruar disa kërkesa themelore drejtuar pushtetit lokal e qendror ku në fokus ka vendosur rregullimin e rrugëve, trotuareve, transportin publik dhe kthimin e pronave të uzurpuara.

Koordinatori i IQZH Ruhan Kurteshi pas kërkesës për ta bërë Zhegrën Komunë ai së fundit ka adresuar një varg kërkesash që lidhen me jetën e banorëve në Zhegër. Kësaj radhe Kurteshi është fokusuar më shumë në çështjet praktike siç janë rregullimi i trotuareve, transporti publik, asfaltimi i rrugëve dhe kthimi i pronës publike.

Kurteshi për të rregulluar këto prioritete ka kërkuar ndihmë nga udhëheqja komunale e Gjilanit, drejtorët komunal dhe institucionet qendrore. Kurteshi ka kërkuar nga shërbimet publike rregullimin një – kahesh të trotuarit në lokalitetet: Zhegër, Lladovë, Haxhaj, Pidiq, dhe Shurdhan.

Sipas Kurteshit ky trotuar ka prioritet sepse nxënësit , fëmijët dhe qytetarët e tjerë që shfrytëzojnë rrugën kryesore në këtë vendbanim , për çdo ditë rrezikojnë jetët e tyre në komunikacion.

Madje sipas Kurteshit kur të lëshohet në qarkullim pika kufitare në Stanqiq, rrezikohet edhe më tepër jeta e qytetarëve të kësaj ane.

Sipas tij në të kaluarën ka pasur dhjetëra raste të fatkeqësive në komunikacion ku kanë pësuar këmbësorët e shumë prej këtyre rasteve kanë përfunduar me fatalitet, rasti më i frikshëm është para dy muajve ku në mungesë trotuari u godit për vdekje nxënësja e klasës III , Nora Musliu.

Prandaj kërkojmë nga drejtoria komunale që sa më shpejt të filloj hartimin e projektit për rregullimin e trotuarit në Lladovë, Zhegër, Haxhaj, Pidiq dhe Shurdhan.

Një kërkesë tjetër e Kurteshit ka të bëjë me caktimin e pikave ndalese të autobusit, zbritjen e çmimit të biletës si dhe shtimin e vijave të autobusit “Zhegra Trans”

Eco Higjiena

“Zhegra si një ndër lokalitetet më të mëdha të Komunës së Gjilanit ndër të tjera ballafaqohet me problemet e rregullimit të transportit ndër urban. Për të funksionalizuar qarkullimin normal të autobusëve kërkojmë nga shërbimet publike që të caktoj pikat ndalese të autobusëve, vendosjen e tabelave, shenjat e komunikacionit si dhe vendosjen e zebrave nëpër rrugë”.

Një kërkesë tjetër interesante e IQZH i është adresuar Gani Nezirit drejtor në kadastër dhe gjeodezi. Kurteshi ka thënë se ka një kohë të gjatë që në Zhegër po implementohet projekti i rikonstruimit kadastral, projekt që u mundëson qytetarëve t`i regjistrojnë pronat e tyre në emër të poseduesve aktualë, në një procedurë që bëhet falas dhe me shpejte.

Sipas tij ky projekt i financuar nga Banka Botërore, realizohet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës përmes një kompanie gjeodete të licencuar nga Shqipëria “Lorenci&Co”. Ky është një ndër projektet e pakta që ka pasur lokaliteti ynë dhe është mirëpritur nga qytetarët duke marrë parasysh problemet e shumta me pronat.

Kurteshi thotë se meqë projekti po devijon nga qëllimi për t`i sjell dobi qytetarëve, jemi të detyruar që të reagojmë në mënyrë që të mbrohet prona publike edhe ashtu e pakët dhe e kufizuar.

“Kryesisht jemi të shqetësuar për synimet për përvetësimin dhe tjetërsimin e pronës publike nga ana e qytetarëve, qoftë përmes përvetësimit të parcelave apo përmes ngushtimit të rrugëve publike pa ndonjë bazë ligjore. E gjithë kjo po bëhet me bekimin e kompanisë që implementon projektin në fjalë. Qoftë edhe një metër e vetme e pronës publike nuk duhet të bartet tek personat privat pa miratim nga institucionet përkatëse dhe në pajtueshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi” ka tërhequr vërejtjen Kurteshi.

Kurteshi ka kërkuar që procesi të jetë më transparent, duke bërë publike listën dhe hartën e të gjitha pronave publike që po tentohet të bartet tek personat privat dhe të bëhen publike vendet ku po synohet të behet ngushtimi i rrugëve në dëm të pronës publike.

Kurteshi ka thënë se si pasojë e këtyre uzurpimeve, po vije edhe deri te ngushtimi i trotuareve edhe ashtu në mungesë, e si pasojë vije deri te rrezikimi i jetës së këmbësorëve e në veçanti fëmijëve.

“Po ashtu parcela të tëra janë uzurpuar ose janë në uzurpim e sipër , bile ka tendenca të legalizimit të tyre si dhe ndërrimi i destinacionit të këtyre pronave. Prandaj është kërkesë e jona që urgjentisht të ndërhyni dhe një herë e përgjithmonë të ndërpreni këtë fenomen mjaft të përhapur në Zhegër” ka thënë Kurteshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: