United Hospital

Mungojnë ofertuesit, shtyhet ankandi për “Kualitetin”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Naser Maliqi gjykatës nga departamenti i përgjithshëm-divizioni civil tha se në mungesë të ofertuesve seanca tjetër caktohet për datën 22 prill. Përfaqësuesi i Raifessen Bankës ka kërkuar që ankandi mos të caktohet derisa të merr vendim Gjykata e Apelit.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar të martën në prani të palëve në Gjykatën Themelore në Gjilan në departamentin e përgjithshëm – divizioni civil të cilin e udhëheq gjykatësi Naser Maliqi është shqyrtuar ankandi publik për shitjen e fabrikës së bukës “Kualiteti” pronë e Sylejman Deshishkut nga Podujeva.

Gjykatësi Maliqi pasi ka dëgjuar palët kontestimore Raifeissen Bank, NLB dhe përfaqësuesit e “Kualitetit” tha se seanca duhet të caktohet për datën 22 prill sepse ka mungesë të ofertuesve. “Në mungesë të ofertuesit seancën po e shtyjmë për datën 22 prill” tha Maliqi.

Përfaqësuesi i Raifeissen Bankës ka dhënë vërejtje meqë sipas tij ankandi nuk duhet të caktohet tutje derisa nuk merr vendim Gjykata e Apelit. Vërejtje ka dhënë edhe përfaqësuesi i NLB-së ku Sylejman Deshishku ka marrë kredi edhe nga kjo bankë edhe nga Raifeissen Bank.

Uji Dea

Megjithatë gjykatësi Naser Maliqi tha se ka kohë të mjaftueshme që edhe Gjykata e Apelit të vendos deri në datën e caktuar për seancën e radhës.

Ndryshe Gjykata Themelore në Gjilan ka sjell vendim që ta shes paluejtshmërinë e hipotekuar pronë e Sylejman Deshishkut në të cilën pronë është ndërtuar fabrika e bukës “Kualiteti. Kjo pasuri pritet të shitet në ankand publik më 26 shkurt kurse vlera e saj është mbi 5 milion euro. “Kualiteti” është qitur në ankand publik për shkak të borxheve.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore pasuria e “Kualitetit” do të shitet në ankand publik me qëllim të sigurimit të mjeteve për të përmbushur obligimet e firmës FBM “Kualiteti” të cilën e përfaqëson Sylejman Deshishku. Sipas vendimit vlera e Kualitetit arrin në 5.078.090 euro , por kjo paluejtshmëri mund të shitet edhe nën vlerën e përcaktua, r por jo më lirë se ½ e kësaj vlere. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.