Fundamenti

Sërish përfitojnë fermerët, caktohen kriteret

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Zhvillim Ekonomik (KZHE) i ka shqyrtuar kriteret për subvencionimin e fermerëve me farë misri, foli plastike, shoqëri bletësh si dhe me shtëpiza për bletë, të cilat i ka paraqitur drejtori i Bujqësisë, Nazmi Rapuca dhe me disa ndryshime të vogla i ka rekomanduar për Kuvend Komunal.

Komiteti nuk u pajtua për heqjen e tatimit në pronë, si kriter për të qenë përfitues dhe as për ndryshimin e kriterit në raport me përfituesit e ndihmave sociale, te subvencionimi me farë misri, ndërkaq u mor parasysh propozimi që KZHE të ketë një anëtar në komisionin për ndarjen e subvencioneve.

Rapuca ka thënë se drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan do t`i mbështes me farë misri kultivuesit e kësaj kulture, me kushte të rënda ekonomike. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët e Gjilanit, të cilët i plotësojnë kriteret e parapara dhe që janë kultivues të misrit. Përparësi kanë aplikuesit që nuk marrin ndihma sociale.

Qëllimi ynë është që t`i ndihmojmë fermerët dhe t`i mësojmë ata se duhet të përdorin farë cilësore, ka thënë Rapuca, duke nënvizuar se 40 për qind e rendimentit varet nga cilësia e farës që përdorin bujqit. Përfituesit e ndihma sociale, zakonisht nuk posedojnë tokë, ose nuk janë të interesuar për bujqësi.

Kriteret janë pak a shumë të njëjta edhe te subvencionet tjera. Të drejtë aplikimi për foli plastike kanë të gjithë fermerët që kanë serra të ndërtuara dhe që folia plastike u është dëmtuar nga vjetërsia apo nga faktorët tjerë klimatikë. Përparësi kanë fermerët që jetojnë në fshat dhe që nuk kanë përfituar foli dy vitet e fundit.

Për të aplikuar në projektin për shoqëri bletësh, që realizohet në bashkëpunim me Karitasin e Luksemburgut, fermeri duhet të posedojë prej 20 deri në 40 shoqëri bletësh, të jetë i gatshëm për participim me 25 për qind si dhe për të ndjekur trajnimet nga ekspertët e bletarisë, ka thënë Rapuca.

Eco Higjiena

Ndërkaq, sa i përket ndihmës me shtëpiza për bletë, fermeri duhet të ketë në mbarështim së paku tri shoqëri bletësh. Përparësi kanë aplikuesit që nuk kanë përfituar vitin paraprak.

Bletaria është një mundësi e pashfrytëzuar te ne. Regjioni ynë ka kapacitet për rreth 6 mijë shoqëri bletësh, ndërsa tani nuk ka më shumë se 2 mijë sish, ka thënë Rapuca.

Avdyl Aliu (LDK), ka thënë se fermerët nuk duhet të kushtëzohen në marrjen e subvencioneve me pagesën e tatimit në pronë, pasi që toka nuk tatimoret ende në Kosovë. Sipas tij, nëse bujqit ndihmohen për t`u marrë me këtë veprimtari, ata jo vetëm se do të krijojnë të ardhura për familjet e tyre, por edhe do të kenë mundësi që t`i kryejnë obligimet e tatimit në pronë.

Aliu gjithashtu tha se shfrytëzuesit e ndihmave sociale nuk duhet të përjashtohen nga subvencionet, përkundrazi atyre duhet t`u jepet përparësi, ka thënë ai, por pas sqarimeve që ka dhënë drejtori Rapuca, i cili ka thënë se drejtoria e Bujqësisë nuk merret me rastet sociale, por me fermerë, është pajtuar që ky kriter të mbetet ashtu siç është propozuar.

Burhan Selmani, kryesues i KZHE ka thënë se tatimi në pronë duhet të mbetet si kriter, ashtu siç është paraparë, sepse komunat i sigurojnë të hyrat vetanake nga ky burim, që është shumë i rëndësishëm për subvencionimin e bujqësisë dhe projektet tjera.

KZHE shqyrtuar edhe propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për heqjen e taksës së deritashme prej 200 euro për subjektet afariste, të cilat kërkojnë të punojnë me orar shtesë, për të harmonizuar me rregulloren e re për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, ku janë hequr taksat për biznese. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: