Eko Higjiena

Ecohigjiena modernizohet edhe me dy kamion special gjerman

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kompania e mbeturinave Ecohigjiena të martën ka pajisur këtë kompani edhe me dy kamion modern gjerman në vlerë të 150 mijë eurove. Bajram Isufi drejtor në këtë kompani tha se ky investim po bëhet me të vetmin qëllim që Ecohigjiena të jetë sa më profesionale, e shpejt dhe efikase karshi kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Gjilanit.

Kompania rajonale e mbeturinave Ecohigjiena në kuadër të investimeve vetanake që po bënë për të ngritur kapacitetet dhe infrastrukturën e saj, të martën ka futur në funksion dhe dy kampion special prodhim gjerman që kanë kushtuar mbi 150 mijë euro.

Bajram Isufi drejtor në këtë kompani tha për rajonipress se ky investim po bëhet me të vetmin qëllim që Ecohigjiena të jetë sa më profesionale, e shpejt dhe efikase karshi kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Gjilanit. Sipas tij këta dy kamion janë modern dhe të pajisur me të gjithë aparaturën e nevojshme. ëtay kamion kryen mbi 1000 kontejner familjar brenda ditës.

UBT

Isufi tha se për të punuar me këta dy kamion janë trajnuar shtatë punëtor të kompanisë në Gjermani. “Ky është vetëm investimi i radhës meqë Ecohigjiena ka investuar mbi 300 mijë euro edhe në infrastrukturën tjetër të brendshme si në teknikë dhe aparaturë tjetër. Gjithashtu Ecohigjiena ka futur në funksion edhe 1400 kontejner familjar dhe 100 të tjerë të banimit kolektiv” tha Isufi.

Ecohigjiena më 8 mars ndërkaq pritet të dali në objektin e saj të ri dhe modern që ndodhet në periferi të qytetit.

Një fakt tjetër që shpalos Bajram Isufi ka të bëjë me një anketim që ka bërë USAID dhe MAPL e ku e radhisin këtë kompani si njërën ndër më të suksesshmet në ofrimin e shërbimeve për qytetarët në pastrimin e parqeve , grumbullim të mbeturinave dhe pastrim të rrugëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj: