Eko Higjiena

Qytetarit duhet t`i thuhet e vërteta

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Nuhi Nuhiu – Në reagimin tim kam thënë se kemi rritje të normës tatimore për 87 % te objektet e banimit. Kurse në reagimin e nënkryetarit të VV del se unë kam thënë se nuk ka ngritje. Besoj se qytetarët mund edhe njëherë ta lexojnë reagimin tim, aty mund ta shohin të vërtetën.

Kurse përllogaritja e juaj mos është prej vitit 2003 apo edhe para viti 1999 dhe ndoshta del te ngritja 200 % e normës tatimore.

Merrni faturat e vitit 2012 dhe krahasoni me të vitit 2013 shiheni se sa është ngrit norma tatimore.

Sa i përket përllogaritjes suaj se kemi ngritje të normës tatimore herë thoni 100 % herë 200 %, cila sipas jush është e saktë e para apo e dyta.

Ndërsa sa i përket thënies tuaj se ne në pushtet po e përdorim fjale-thënie cinike, kjo nuk qëndron sepse unë flas sipas kërkesës se bashkëbiseduesit që e kërkon personi ai person, ju me qytetarin qe e kishit takuar dhe fjalët çmim që i përdorët nuk e kam ditur se nga qytetari i paska marr. Kryesore keni marre diçka nga populli, po më vije mirë që se paku tani e paskeni lexuar Ligjin mbi tatimin në pronë.
Nuk dua të ju them se kur është dashtë ta lexoni këtë ligj para performances apo pas saj, ajo le të mbetet qeshtje e juaj, tani edhe termet ekonomike paskeni filluar t`i mësoni, edhe unë mësova nga ju se sociologet po e njohin qeshtjet ekonomike.

Këtë mund ta ilustroj edhe me një rast ku në një komunë drejtor i buxhetit të financave është inxhinier, te ne gjithçka mund të ndodhë, prandaj tash më binde se edhe t`i e njeh ekonomin.

Uji Dea

Ndërsa sa i përket rritjes së çmimit të qirasë tani jeni duke përdor termin ashtu si duhet, a mundesh t`i zotëri në qendër të qytetit të gjeni lokal afarist me 7 euro metrin?

Këtë reagim unë aspak nuk e marrë si qeshtje personale, por dua që publiku-qytetari të mos dezinformohet, por t`i thuhet e vërteta, ato për të cilat kam fakte pa marr parasysh bindjet partiake unë kurrë në jetë nuk i kam shtrembëruar as fsheh gjërat.

Nuk është e ndershme të thuhet për ato të pa trenat, unë atë që e kam thënë në reagim janë të qëndrueshme dhe kam fakte, por kurrë nuk mund të kalon thënia e juaj se unë paskam thënë nuk ka ngritje, lexoje edhe njëherë reagimin tim.

Ky është reagimi im i fundit ndaj fjalës tuaj, sepse tash po e shoh se po mundoheni që reagimin tim ta shtrembëroni, por qytetari i ka të gjitha faktet -faturat tatimore të cilat edhe unë i kam.

Nuhi Nuhi drejtor për buxhet dhe financa – Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.