Hidromorava

Ndërtuesit e egër marrin gjoba qesharake

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ish Gjykata Komunale e Gjilanit ka dënuar mbi 23 persona që u është ngritur kallëzimi penal për asgjësim të shiritit. Gjykata i ka dënuar me gjobë prej 150 eurove, por Valon Shefkiu thotë se ky dënim është qesharak sepse e stimulon ndërtimin ilegal.

Mbi 23 ndërtues ilegal janë përballur me Gjykatën Komunale pasiqë inspeksioni i ndërtimit u kishte ngritur kallëzimin penal për asgjësim të vulës-shiritit të objektit. Dënimet e Gjykatës janë para si qesharake nga ana e inspektorëve të ndërtimit.

Valon Shefkiu shef i sektorit të ndërtimit në inspeksionin komunal tha për rajonipress se edhe pse me kohë i kanë dorëzuar kallëzimet penale në Gjykatën Komunale kjo e fundit tek vonë është marrë me shqyrtimin e këtyre rasteve. “Pos që janë vonuar lëndët ne nuk jemi fare të kënaqur me shqiptimin e dënimeve ndaj këtyre ndërtuesve ilegal. Gjykata i ka dënuar me një gjobë prej 150 eurove dhe kjo është qesharake sepse këta 23 qytetarët pos që kanë bërë shkelje dhe vepër penale ata edhe realisht i kanë legalizuar këto ndërtime të egra” tha Shefkiu.

Fundamenti

Shefkiu tha se inspektoni me kohë ka shirituar 23 objekte dhe ka ngritur edhe kallëzim penal ndaj tyre. “Këta qytetar kanë marrë guximin dhe e kanë asgjësuar shiritin që paraqet vepër penale. Vërtet jam i shokuar me vendimet e Gjykatës sepse kjo tani u jep guxim çdo ndërtuesi që të sillet egërsisht me inspektorët” tha Shefkiu.

Edhe Agim Kqiku jurist në inspektonin komunal tha se kjo vepër penale është paraparë me dënim me burg , por Gjykata e ka shfrytëzuar kodin e ri dhe realisht u ka dhënë masa dënimi minimale. “Unë personalisht nuk jam i kënaqur me efikasitetin e Gjykatave sepse ato po i mbajnë në sirtar rastet e rënda e të cilat për inspeksionin kanë peshë. Gjykata po i mbanë në sirtarë rastet e inspeksionit dhe kjo normalisht që reflektohet negativisht në punën tonë “ tha Kqiku./rajonipress/

Mund të ju interesoj: