United Hospital

Përfitojnë kundërligjshëm?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lëvizja Vetëvendosje, kundërligjshëm, ka përfituar mijëra euro të Buxhetit të Kosovës që KQZ ua ndanë partive politike. Për këtë Lëvizja për Bashkim, e cila pretendon se ka hise në këtë Fond, ka ushtruar padi ndaj KQZ’së në Gjykatën Supreme.

Sipas kësaj partie, Vetëvendosje nuk është dashur t’i marrë ato para, pasi që në zgjedhje ka hyrë si nismë qytetare e jo si parti politike. Në Lëvizjen e Kurtit mohojnë gjithçka.

Lëvizja Vetëvendosje kundërligjshëm ka përfituar mijëra euro të taksapaguesve kosovarë, e që atyre u janë ndarë nga Fondi për Mbështetjen e Partive Politike.

Kështu të paktën pretendon Lëvizja për Bashkim, subjekt ky që bashkë me partinë e Albin Kurtit kishin garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Mobi Casa

LB, shprehet e bindur në këtë, ndërsa ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Gjykatën Supreme për shkak se nuk i ndau pare asaj nga fondi.

Në LB thonë se në zgjedhjet e fundit Lëvizja Vetëvendosje është regjistruar në KQZ si nismë qytetare, e sipas ligjit ky regjistrim vlen për një periudhë të caktuar kohore, çka partisë së Kurtit nuk i jep të drejtën e shfrytëzimit të këtyre mjeteve që ndahen për partitë politike.

Konflikti mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lëvizjes për Bashkim filloi qyshkur partia e Kurtit nuk ua dha atyre paratë nga Fondi për Mbështetjen e Partive Politike, edhe pse kishin dy deputetë. Ky konflikt rezultoi me daljen e dy deputetëve të LB’së nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.