ARKATANA

Këshilli nismëtar për Universitetin e Gjilanit takohet me Ramë Bujën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këshilli nismëtar për themelimin e Universitetit të Gjilanit i kryesuar nga Qemajl Mustafa ka pasur një takim me Ramë Bujën ministrin e arsimit. Mustafa i shoqëruar edhe nga Sabri Tahiri, Flamur Hyseni dhe Arben Dërmaku kanë marrë zotime se Universiteti i Gjilanit është në rrugë të duhur për të startuar mirë e mbarë.

Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit dhe kryetar i këshillit nismëtar tha për rajonipress se një delegacion nga Gjilani ka pasur një takim me Ramë Bujën, takim ky shumë frytdhënës dhe i dobishëm. “Së bashku me mua ishin edhe përfaqësuesit e tri degëve të Universitetit të Prishtinës që tashmë funksionojnë në Gjilan, Sabri Tahiri nga Fakulteti i Edukimit, Flamur Hyseni nga Fakulteti Juridik dhe Arben Dërmaku nga Fakulteti Ekonomik dhe një konsulent profesional Behlul Brestovci” sqaroj Mustafa.

Mustafa tha se kriter ka qenë që ky këshill të udhëhiqet nga kreu komunal dhe të jetë me prejardhje nga Gjilani dhe pastaj të zgjerohet me përfaqësues tjerë nga MASHT dhe nga rektorati, si dhe më vonë një përfaqësues nga Kamenica e Vitia.

Fundamenti

Sipas Mustafës përfundimisht ky këshill do të dizajnohet me ministrinë e MASHT dhe rektoratin që pritet të ndodhë javën e ardhshme. “Puna e themelimit të Universitetit të Gjilanit e ka marrë udhën e duhur dhe unë në cilësinë e kryetarit po e bëjë më të mirën për të krijuar parakushte sadopak optimale për nisjen e punës së tij” tha Mustafa.

Mustafa tha se Këshilli do të ketë për detyrë të hartojë elaboratin për strategjinë e themelimit dhe të punës disavjeçare të këtij Universiteti. “Pra duhet të sigurojmë hapësirën për UP, numrin e degëve dhe përcaktimin se çka prej degëve do të nisë secilin vit, planprograme, kuadrin dhe financat” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj: