ARKATANA

Kajtazi: Kemi ligje të mira, por çalojmë në praktikë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjatë ecjes historike, roli i gruas ishte shumë i rëndësishëm duke plotësuar mungesën e institucioneve që nuk i kishim në mungesë të shtetit. Ne kemi ligje të mira, strategji te bollshme, miratim të konventave, kemi edhe makineri për arritje të barazisë, por çalojmë në praktikë tha Lirije Kajtazi.

Për nderë te përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Forumi i Gruas së LDK-së në Gjilan, organizoi një debat me temën: “Roli i gruas në shoqëri”.

Në këtë debat ishte prezent edhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, deputetja Lirie Kajtazi, Kryesia e FG se LDK-së në Gjilan, përfaqësuese të Asambleve Komunale nga Presheva, Bujanovci, Dardana, Vitia, Novoberda si dhe gra të subjekteve të tjera politike nga Gjilani.

Kryetari Haziri tha se organizimi i këtij debati është rruga më e mirë për ta shënuar themelimin e shtetit të Kosovës. Haziri tha se sot nuk janë të rëndësishëm kufijtë, por i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta të cilat gratë e kësaj ane synojnë.

Ndërsa deputetja Kajtazi tha se jo të gjithë patën fatin tonë që të shënojnë 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, prandaj ne sot edhe i kujtojmë me shumë respekt.

FIDANISHTJA

“Gjatë ecjes historike, roli i gruas ishte shumë i rëndësishëm duke plotësuar mungesën e institucioneve që nuk i kishim në mungesë të shtetit. Ne kemi ligje të mira, strategji te bollshme, miratim të konventave, kemi edhe makineri për arritje të barazisë, por çalojmë në praktikë” tha Kajtazi.

Ndërsa Valentina Bunjaku kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, tha se çdo kohë ka sfidat e saj. “Me ndryshimet që sjellin zhvillimet sociale e politike, me sfidat që na sjellë jeta, detyrohemi që duke shikuar nga e ardhmja të artikulojmë kërkesat tona në përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri”.

Ajo tha se LDK si subjekt, çdo herë ka qenë artikulues dhe avokat i të drejtave të popullatës, e që sot më shumë se kurrë është e nevojshme të shkohet në përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri.

Edhe përfaqësueset nga Presheva Ardita Sinani dhe Ardita Saqipi thanë se gratë në politikë janë ende në vështirësi, e kjo gjendje i përcjellë edhe në Preshevë, ku nuk është gjendja aspak më e mirë. Ato thanë se 30% e margjinalizon pjesëmarrjen e grave ne politikë, por që njëkohësisht është edhe një shpresë për të ecur përpara sepse ndoshta do të ishte gjendja edhe më keq.

Gjithashtu në debat kontribuon me fjalën e tyre edhe përfaqësueset nga Asambleja Komunale e Gjilanit, nga Bujanovci, Dardana, Vitia e Novobërda./rajonipress/

Mund të ju interesoj: