Mobi Casa

Thaçi: Shqiptarëve u mbetet të akomodohen në një shtet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Duke iu drejtuar sot ligjvënësve, në seancën plenare të rregullt rreth raportit të fundit të KE për liberalizimin e vizave, kryeministri i Kosovës sqaroi për pakënaqësinë që ka shfaqur ndaj Brukselit.

“Kjo nuk është e vetmja padrejtësi ndaj shqiptarëve. Ndaj shqiptarëve është bërë një shekull i tërë i padrejtësive”, tha kryeministri.

“Justifikimet e Brukselit janë të paqëndrueshme dhe të pajustifikueshme për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ka kritere të reja, të cilat do t’i kryejmë në afat rekord”, tha theksuar Thaçi.

Uji Dea

Duke folur për këtë proces, shefi i Qeverisë së Kosovës tha se “shqiptarëve nuk iu mbetet tjetër veçse të akomodohen si një shtet i vetëm”.

Në kuadër të pikës Deklarime të lira jashtë rendit të ditës, deputeti i AAK-së, Ardian Gjini u shfaq kritik ndaj dukurisë së braktisjes së mbledhjeve të Kuvendit, edhe pse në mbledhjen e fundit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vetë e braktisi sallën, duke mos u pajtuar me propozimin e Qeverisë së Kosovës për anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore. Siç u shprej ai, AAK-ja është zotuar se nuk do ta lëshojë më sallën e Kuvendit, cilido qoftë emër i propozuar nga Qeveria për çfarë do problemi. (koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.