Fundamenti

EULEX-i e akuzon për terrorizëm Gazmend Laknën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një trup gjykues i EULEX-it i kryesuar nga gjykatësi Vlladimir Nikula , të mërkurën vonë në mbrëmje në Gjykatën Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Gazmend Laknës i dyshuar për veprën penale të “terrorizmit”. Masar Morina avokat mbrojtës tha për rajonipress se Lakna dyshohet se i takon grupit ”Lëvizja për liri” e cila kishte sulmuar punktin serb në Dobrosin më 27 maj, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Pasi kanë arritur ta arrestojnë Gazmend Laknën nga Gjilani i dyshuar për terrorizëm një trup gjykues i EULEX-it i kryesuar nga Vlladimir Nikula, të mërkurën vonë pasdite në Gjykatën Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Avokati mbrojtës Masar Morina tha për rajonipress se Gazmend Lakna është arrestuar të mërkurën ndërsa në seancën para gjykatësve të EULEX-it e ka mohuar veprën.

Fundamenti

Morina tha se Lakna sipas hetimeve që ka zhvilluar prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustra dyshohet se është pjesëmarrës i sulmit të punktit serb në Dobrosin në datat 27 maj, 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Lakna dyshohet se ka pasur kontakte telefonike me njërin prej grupit që dyshohet se është përgjegjës për sulmin mbi punktin serb në Dobrosin.

I dyshuari Gazmend Lakna gjithnjë sipas hetimeve të EULEX-it dyshohet se ka lidhje me grupin që përbëhet nga Valon Jashari, Skënder Jashari, Gazmend Xhemshiri, Enver Musolli, Abdullah Zogaj, Qerkin Rexhaj, Skender Selmani dhe Muhamet Aliu.

Ndryshe EULEX-i kishte ndërmarrë një operacion pas sulmeve mbi punktin serb në Dobrosin, por asnjëherë nuk janë bërë publik emrat e të dyshuarve – arrestuarve. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.