Hidromorava

Vritet polici kryengritës në SHBA

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Washington – Trupi i një personi është gjetur në një kabinë të përfshirë nga flakët në Kaliforni, aty ku një individ, i cili besohet të ketë qenë një ish-polic i akuzuar për 3 vrasje, ngriti qëndresën e tij të fundit ndaj policisë.

Në këtë ngjarje ka pasur edhe të shtëna, nga të cilat bëhet e ditur se një zëvendës-sherif është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Tym dhe flakë kanë përfshirë më pas kabinën në zonën “Big Bear”, ndërkohë që forcat e ndërhyrjes së shpejtë shkuan në vendngjarje.

Agresori besohet të jetë Christopher Dorner, 33 vjeç. Ndërkohë, një tjetër polic i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, prej plagëve të marra, por pritet të mbijetojë.

Christopher Dorner akuzohet për 3 vrasje, të kryera në shenjë hakmarrje për shkarkimin e tij në 2008-n. Rreth 200 zyrtarë të zbatimit të ligjit rrethuan kabinën në “Seven Oaks”, në jug të “Big Bear”, një zonë malore pranë maleve “San Bernardino”.

Mobi Casa

Në një konferencë për shtyp, u konfirmua nga Cindy Bachman se një zëvendës sherif ndërroi jetë pas shkëmbimit të zjarrit: “Ai u deklarua i vdekur në spital”.

Në momentet e para nuk dihej vendndodhja e agresorit, nëse ishte brenda kabinës apo jashtë, por pas rrethimit të zonës edhe me përforcime nga ajri, u gjet kufoma e tij në brendësi të kabinës, e cila mendohej se ishte e mbushur me municione.

I dyshuari u përpoq të linte kabinën, përmes derës së pasme, por u rikthye sërish brenda. Gjithsesi ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet, nëse viktima është Dorner apo jo.