VV-ja në pushtet, kërcënim për rendin kushtetue
Analistët politikë vlerësojnë se bërja e çfarëdo formule politike në këtë proces zgjedhor, që do ta sillte “VETËVENDOSJEN” në pushtet, do të ishte një rrezik e kërcënim i madh për shtetin demokratik të Kosovës, akoma në një fazë tranzicionale. Sipas tyre, VV-së i është hequr maska me qeverisjen e dështuar të Shpend Ahmetit në Prishtinë, ku u bënë keqpërdorimet e papara ndonjëherë, u dhanë tenderë, hapësirat publike, leje ndërtimi e deri edhe tentativat për dhënien e tokave komunale në vlera qindramilionëshe pikërisht krimit të organizuar dhe klanit “Pronto”, sikur edhe oligarkëve të kanabisit në Tiranë.
EKSTREMIZMI POLITIK, ME PASOJA TË RËNDA
Analisti politik Reshat Sahitaj deklaron se, nëse VV-ja vjen në pushtet, nuk ka asnjë dyshim se Kosova do të përjetojë kriza të thella
Analistët politikë vlerësojnë se bërja e çfarëdo formule politike në këtë proces zgjedhor, që do ta sillte “VETËVENDOSJEN” në pushtet, do të ishte një rrezik e kërcënim i madh për shtetin demokratik të Kosovës, akoma në një fazë tranzicionale.
Sipas tyre, VV-së i është hequr maska me qeverisjen e dështuar të Shpend Ahmetit në Prishtinë, ku u bënë keqpërdorimet e papara ndonjëherë, u dhanë tenderë, hapësirat publike, leje ndërtimi e deri edhe tentativat për dhënien e tokave komunale në vlera qindramilionëshe pikërisht krimit të organizuar dhe klanit “Pronto”, sikur edhe oligarkëve të kanabisit në Tiranë.
Duke vlerësuar politikëbërjen si tërësi që ka zhvilluar në jetën institucionale të Kosovës për dy mandate rresht në Kuvend, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe një mandat qeverisjeje në komunën e Prishtinës, analistët politikë vlerësojnë se bërja e çfarë- do formule politike në këtë proces zgjedhor, që do ta sillte “VETËVENDOSJEN” në pushtet, do të ishte një rrezik e kërcënim i madh për shtetin demokratik të Kosovës, akoma në një fazë tranzicionale. Veçmas VVsë i është hequr maska me qeverisjen e dështuar të Shpend Ahmetit në Prishtine, ku u bënë keqpërdorimet e papara ndonjëherë, u dhanë tenderë, hapësirat publike, leje ndërtimi e deri edhe tentativat për dhënien e tokave komunale në vlera qindra- milionëshe pikërisht krimit të organizuar dhe klanit “Pronto”, sikur edhe oligarkëve të kanabisit në Tiranë. Për këtë performancë të qeverisjes skandaloze, pushteti i VV-së, sipas analistëve politikë, krahasohet me pushtetin e Kubës në kohën e Fidel Kastros, ku edhe gazetarët dhe ata që nuk mendojnë si shefat e VV-së do të tërhiqen ZVARRË, siç e kanë paralajmëruar vetë zyrtarët e lartë të VV-së para medieve. Me gjithë pyetjet e dërguara nga gazetari, zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara përgjatë disa ditëve.
Partitë ekstremiste po humbin terren
Analisti politik, Reshat Sahitaj është shumë i bindur që nëse VV-ja vjen në pushtet me shumicën e votave, nuk ka asnjë dyshim se Kosova do të përjetojë kriza të thella. “Partitë ekstremiste kudo në Evropë po e humbin terrenin, pavarësisht se ato gjatë zgjedhjeve po dalin fituese, duke diskutuar dhe duke folur për problemet e pjesës së mesme që ato konfrontohen për çdo ditë”, thotë ai. “Marie le Pen kundërshton mediet kur ato e klasifikojnë ekstremiste, njëlloj sikur VV-ja që kundërshtojnë t’i quajmë ekstremistë. Në fakt, një parti që përdor forcën e jo diplomacinë për ndryshime, ajo vetvetiu klasifikohet ekstreme”, theksoi Reshat Sahitaj. Ai thotë se jemi dëshmitarë të ngjarjeve në Parlament, duke gjuajtur gaz lotsjellës, duke djegur e duke gjuajtur Kuvendin dhe s’mund të kategorizohen ndryshe këto sjellje, përveçse ekstremiste. “Të gjitha këto ndryshime kanë pasur mundësi të bëhen pa sjellje ekstreme, siç u vërtetua edhe rrëzimi i Qeverisë, duke votuar për rrëzim. Edhe për Demarkacionin, edhe për ‘Zajednicën’, edhe për Astrit Deharin ? Edhe për shumë vendime të tjera munden të rregullohen pa e përdorur ekstremizmin dhe pa pasur nevojë që deputetët të ekspozohen se kush qenka më i forti fizikisht”, tha Sahitaj për “Kosova Sot”. Sipas tij, Kosovën nuk mund ta shndërrojë në sistem totalitar asnjë parti politike, e as VV-ja. Ai beson se për disa figura ekstreme në VV do të ketë edhe izolim paraprak ndërkombë- tar që të bëhen pjesë eventuale e ndonjë qeverie, ose duhet të bien në binarët e moderuar.
Luftë e ashpër për pushtet
Analisti politik Florim Zeqa thotë se duke u bazuar në qeverisjet e të dyja niveleve, të nivelit lokal dhe atij qendror, gjegjësisht punën trevjeçare të legjislativit në njërën anë dhe qeverisjen në kryeqytet në anën tjetër, atëherë mund të vijmë tek konkludimi se asnjëra nga partitë aktuale nuk janë të denja për të qeverisur me vendin. “Lufta e ashpër për pushtet në Parlamentin e Kosovës nën maskën e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave serbe përfundoi në mënyrën më paradoksale me një mocion të koordinuar pushtetopozitë për largimin nga qeverisja e vendit të njërit nga partnerët e koalicionit. Për fatin e keq të vendit dhe qytetarëve, liderët e partive politike nuk janë të fokusuar në temat kruciale për vendin, siç janë; zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit, por ardhja e tyre deri te pushteti për zhvatjen e shtetit”, tha Zeqa. Ai ka pohuar se pas largimit të LDK-së nga pushteti, zgjedhjet do të jenë një formalitet i radhës, pasi marrëveshjet për koalicionin e ri qeverisës mbase janë kryer para votimit të “mocionit” në Kuvend. “Miliona euro të buxhetit të shtetit do të shpenzohen pa nevojë (do të përfundojnë në xhepat e militantëve dhe familjarëve të liderëve partiakë), sikurse që padrejtësisht do të maltretohen qytetarët e vendit, gjoja për të votuar të ardhmen e tyre, e që në fakt është e ardhmja e krerëve partiakë dhe sejmenëve të tyre. Demarkacioni dhe Asociacioni, edhe pse në dukje të parë, “barrë e vështirë” për legjislaturën e re, do të kalojnë pa ndonjë pengesë të madhe, nën arsyetimin si “punë e kryer” nga pararendësit e tyre”, u shpreh më tej Zeqa./kosova sot/

