Dy shqiptarë arrestohen për degradim të integritetit seksual
Gjilan – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi të njëjtit dyshohet se e kishin detyruar në marrëdhënie seksuale viktimën femër shqiptare duke shantazhuar atë se do t’ia publikonin disa foto të saj.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

