FIDANISHTJA

Pritet fushatë me tensione dhe manipulime me vota

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fushata zgjedhore pritet të jetë e tensionuar dhe njëkohësisht nuk hidhen poshtë mundësitë që të ketë manipulim të votave më 11 qershor.

Pas përkrahjes që i dha PDK-ja opozitës për ta rrëzuar qeverinë “Mustafa”, zyrtarë të partisë së këtij të fundit (LDK) presin fushatë të tensionuar për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Kjo situatë mund të nxitet për shkak të përplasjeve politike midis subjekteve kryesore politike në vend si dhe, siç thonë në LDK, për shkak të kushteve të papërshtatshme në vend në aspektin e sigurisë.

ARKATANA

“Unë besoj që kushtet janë të papërshtatshme në aspektin e sigurisë. PDK-ja ka prirë në vjedhjen e votave, ajo dihet, dhe në një formë mund të ketë edhe përplasje”, ka deklaruar për “Zërin” Nuredin Ibishi, deputet i LDK-së, i cili njëherësh në këtë mandat të legjislativit ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri.

Në anën tjetër, drejtues të partisë më të madhe politike (PDK) hedhin poshtë mundësinë e tensionimit të fushatës si dhe të manipulimit të procesit zgjedhor, derisa partitë opozitare kërkojnë nga qytetarët që mos të bien pre të provokimeve të ndryshme./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.